Libraria

Titulli nė anglishte:

“THE GOAL OF LIFE”

by

Murteda Mutahhari

 

Pėrktheu:

Muhamed MUSTAFA

 

 

Recensor:

Abdylqerim OSMANI

Lektor:

Liljana JAJAGA - MESHIQ

Korrektor:

Fatmire AJDINI - HOXHA

MURTEDA MUTAHHARI

QĖLLIMI I JETĖS

 

FJALA E BOTUESIT

Ky libėr ėshtė pėrmbledhje e pesė ligjėratave tė zhvilluara nė vitin 1972 rreth “qėllimit tė jetės”, si dhe ėshtė pjesė e serisė sė quajtur: “Bota nė perspektivėn islame”.
Gjatė viteve tė atėhershme, ēėshtja e pėrpilimit tė librit me titull “Perspektiva islame mbi botėn” dhe prezentimi i tij para gjeneratės sė re atraktuan popullin e arsimuar fetarisht, dhe pėr kėtė shkak kjo tematikė ėshtė shqyrtuar nė mesin e njė grupi tė vogėl qė nuk kishte mė tepėr se dhjetė anėtarė.
Mutahhari zakonisht parashtronte tematikėn interesante, shumė herė para tubimeve tė vogla ose tė mėdha, e kritikonte dhe analizonte para se t'ia prezentonte publikut, pastaj do tė fillonte tė shkruajė nė stilin e tij atraktiv. Vepra e tij “Hyrje nė perspektivėn islame tė botės” ėshtė shkruar nė verėn e vitit 1978, edhe ate nė formė koncize me shtatė pjesė, kurse mė vonė gradualisht ėshtė botuar nė mėnyrė serike.
Faktori qė na inkurajon nė botimin e kėtyre ligjėratave fshihet nė idetė e pastra dhe origjinale tė Mutahharit tė cilat kanė burim islam, nė njė anė, kurse nė anėn tjetėr kemi parasysh porosinė e prijėsit bashkėkohor qė gjenerata e re tė pėrfitojė mė tepėr nga punimet e kėtij dijetari tė rėnė dėshmor, idetė e tė cilit janė udhėzuese pėr shoqėrinė islame.
Kėshtu veten e konsiderojmė tė obliguar pėr t'ua ofruar tekstin origjinal lexuesve tė veprave tė Murteda Mutahharit, pa ndonjė ndryshim, pėrpos tė disa frazave duke shpresuar se do tė jetė i pranishėm.
Nė kėto ligjėrata dijetari ynė shqyrton qėllimin e jetės nga aspekti i Kur'anit dhe shkollave tė ndryshme filozofike si dhe hap horizontin intelektual nė ēfarėdo mėnyre pėr ta aftėsuar mendjen e njeriut qė lirisht t'i konceptojė. Nėse qėllimi i jetės definohet ashtu siē kėrkon dhe potencon Kur'ani, atėherė do tė pėrfitohet jeta e ngazėlluar dhe e ndriēuar, e cila do tė produktojė njerėz dhe shoqėri qė ndryshojnė nga ato tė sotmet, bile kėtė edhe e kėrkon njerėzimi.
A konsiderohen dhembjet dhe vuajtjet, tė cilat e kanė bėrė aq tė hidhur jetėn e sotme tė njerėzve, rezultat i mosnjohjes sė qėllimit tė jetės?
Jeta nuk ėshtė e hidhėt dhe e pakėnaqshme nė vete, por devijimi nga rruga e drejtė ua imponon njerėzve tė gjitha kėto dhembje dhe vuajtje.
Sot gjenerata e re e shoqėrisė sonė ndien nevojėn pėr hulumtimin e jetės mė shumė se kurdo herė mė parė edhe ate pėr ta shfrytėzuar revolucionin e sublimuar shpirtėror dhe pėr t'i ndriēuar rrugėt e errėta tė materializmit modernistik nėpėrmjet njohjes precize tė qėllimit tė jetės.
Dijetari shehid, Murteda Mutahhari u lind nė vitin 1918 nė fshatin Fariman tė Mesh'hedit gjegjėsisht nė Horasan. Ai studio 16 vjet nė Kolegjin teologjik nė Kom letėrsinė, drejtėsinė dhe disa lėndė tjera islame. Pastaj disa vjet punoi si profesor i teologjisė dhe filozofisė nė tė njėjtin kolegj dhe nė Universitetin e Teheranit. Pas njė kohe kon
centrohet nė hulumtime, gjė qė produktoi publikimin e shumė veprave fetare, filozofike dhe sociale.
Erudicionin dhe gjithanshmėrinė e tij si dijetar e dėshmoj nė ligjėratat e tij tė shumta, pamfletet dhe librat, eventualisht 35 punimet e publikuara, ndėr tė cilat mė tė njohura janė “Islamic World Vision” (Vizioni islam i botės), “Man in the Qur'an” (Njeriu nė Kur'an), “Islamic Revolution” (Revolucioni Islam), “Mon and Faith” (Njeriu dhe besimi), “Divine Justice” (Drejtėsia Hyjnore), “Society and History” (Shoqėria dhe historia), “Revelation and Prophethood” (Shpallja dhe pejgamberllėku)...

Ra shehid nė vitin 1980 nė Teheran.
Inicialet “a.s.” vihen pas emrit tė Muhammedit a.s. dhe pejgamberėve tjerė si shkurticė e frazės: “Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė”.

RUMI QĖLLIMI I KRIJIMIT
Njė ndėr problemet fundamentale qė duhet tė hulumtohen ėshtė (problemi) i “qėllimit tė jetės”. Njeriu gjithmonė shtron pyetje se “ēka ėshtė qėllimi i jetės sė tij” dhe “si duhet tė jetė objektiviteti i jetės sė tij”!? Sipas aspektit islam njeriu mund tė pyesė gjithashtu se “cili ėshtė qėllimi i misioneve pejgamberike”?
Qėllimi i misioneve pejgamberike nuk u ngjan qėllimeve individuale tė njerėzve e popujve, pėr tė cilėt pejgamberėt janė tė dėrguar, kėshtu, pejgamberėt janė tė dėrguar pėr t'i udhėhequr njerėzit nė drejtim tė qėllimeve tė posaēme. Duke shkuar njė hap mė larg, ne mund tė pyesim: “Cili ėshtė qėllimi i krijimit tė njeriut dhe krijesave tjera?”
Kjo ēėshtje ka nevojė pėr analiza ekzakte. Ndoshta “qėllimi i Krijuesit ka tė bėjė me manifestimin e dėshirės dhe qėllimit tė Tij”. Ne nuk mund t'i parashtrojmė Zotit qėllim e as tė besojmė se Ai dėshiron tė pėrfitojė diēka me veprat e Tij, ngase njė supozim i tillė pėrcakton veprim tė mėngėt qė u takon krijesave me fuqi potenciale por jo edhe Krijuesit, gjė qė do tė nėnkuptonte se Ai lėviz kah pėrkryerja pr tė arritur njė gjė qė s'e ka.
Ndonjėherė “qėllimi i krijimit” nėnkupton qėllimin e veprės sė krijuar, por jo tė Krijuesit. Ky qėllim paraqet lėvizjen e krijesės kah pėrkryerja, por nuk paraqet pėrkryerjen e vetė Krijuesit. Nė kėtė mėnyrė nėse mendojmė se natyra e krijimit ka qenė gjithmonė lėvizje kah pėrkryerja, atėherė motivi qėndron nė krijim. Nė realitet, ēdo gjė e krijuar ka njė shkallė tė pavarur tė pėrkryerjes nga ajo qė pėrfitohet; kėshtu, pėr ēdo gjė ekziston shkallė e papėrsosurisė si dhe shkallė e pėrkryerjes derisa tė arrihet maksimumi. Ēėshtja e “motivit tė krijimit tė njeriut” nė thelb ka tė bėjė me “natyrėn e njeriut”, talentet e brendshme dhe pėrkryerjet e mundshme. Nėse pėrkryerjet kompletohen nė njė njeri, atėherė mund tė themi se ai ėshtė krijuar pėr to.
Ėshtė e qartė se s'ka nevojė tė elaborohet qėllimi i krijesės sė njeriut si materie e ndarė dhe do tė mjaftojė tė shihet se ēfarė lloji ėshtė krijimi i njeriut dhe ēfarė aftėsie ka; me fjalė tė tjera, diskutimi ynė ka tė bėjė me aspektin islam rreth kėsaj ēėshtjeje e jo me ate filozofik. Ne jemi tė obliguar tė shohim se si e shikon Islami njeriun dhe aftėsitė e tij!
Natyrisht, edhe misioni i pejgamberėve pėrgjithėsisht e lehtėson pėrkryerjen e njeriut dhe i ndihmon t'i ē'rrėnjosė tė metat qė nuk mund t'i ē'rrėnjosė as individi e as shoqėria, por vetėm me ndihmėn e Shpalljes hyjnore qė e udhėzon nė drejtim tė pėrkryerjes.
Sipas kėsaj, ēdo individ duhet tė shohė se ēka mund tė jetė pas identifikimit tė aftėsive, gjegjėsisht t'i realizojė ato. Ky ėshtė qėllimi i jetės sonė.
Deri kėtu kjo temė u shqyrtua nė mėnyrė tė pėrgjithshme, kurse tash tė hyjmė nė detaje: A e ka shqyrtuar Kur'ani qėllimin e njeriut dhe a e tregon qėllimin e krijimit tė tij si dhe tė misionit tė pejgamberėve.
Shpeshherė themi se njeriu ėshtė krijuar pėr ta kėrkuar lumturinė kurse Zoti nuk do e as nuk ka ndonjė fitim prej krijimit tė njeriut. Aktualisht, njeriu lirisht mund tė pėrcaktohet e ta zgjedhė rrugėn e vet. Udhėzimi i tij ėshtė ēėshtje e obligimit dhe besimit, e jo e instinktit dhe dhunės. Kėshtu, pėrderisa ėshtė i lirė, do tė mund ta zgjedhė rrugėn e vėrtetė.
ka ėshtė lumturia sipas kontekstit tė Kur'anit? Shpeshherė thuhet se qėllimi i krijimit tė njeriut dhe misioneve pejgamberike ėshtė zhvillimi i diturisė dhe mendimit, ashtu qė sa mė shumė tė mėsojė dhe ta sigurojė fuqinė pėr tė vepruar ashtu siē dėshiron.
Kėshtu, qėllimi i krijimit tė farės ėshtė tė realizohet aftėsia pėr t'u shndėrruar nė bimė tė rritur, apo zhvillimi i qengjit nė dele manifeston qėllimin e krijimit (i dobishėm ngase ai ka aftėsi dhe mundėsi pėr dituri; sa mė shumė di, aq mė shumė e shfrytėzon diturinė e vet dhe ėshtė aq mė afėr ndaj qėllimit dhe motivit tė tij njerėzor).
Ndonjėherė thuhet se qėllimi i jetės sė njeriut ėshtė lumturia gjatė jetės, eventualisht tė jetojė jetė komode e tė lumtur, tė kėnaqet me begatitė e krijuara dhe tė natyrės, me pak vuajtje e dhembje nga shkaqet natyrore ose tė krijesave tjera.
Kjo gjė konsiderohet lumturi! Pra, kjo gjė do tė thotė kėnaqėsi maksimale dhe dhembje minimale.
Gjithashtu thuhet se edhe pejgamberėt janė dėrguar t'ia mundėsojnė njeriut kėnaqėsinė maksimale dhe vuajtjet minimale. Tė dėrguarit theksonin botėn e ardhshme si vazhdim i kėsaj jete; me fjalė tė tjera, ėshtė referuar rruga e lumturisė njerėzore si shpėrblim, kurse nė tė kundėrtėn ėshtė dėnuar. Ky shpėrblim dhe ky dėnim prezentohen si modele tė kėsaj bote, ashtu qė ligjet e kėsaj bote tė mos bėhen tė kota. Meqė tė dėrguarit nuk kanė mundėsi tė shpėrblejnė ose dėnojnė nė kėtė botė, atėherė afrohet bota tjetėr ku veprat e mira shpėrblehen kurse tė kėqijat dėnohen.
Pėrkundėr kėsaj, nuk hasim ndonjė gjė tė tillė nė Kur'an, ku qėllimi i krijimit tė xhineve dhe njerėzve ėshtė “adhurimi”.
Ndoshta kjo duket vėshtirė pėr t'u kuptuar!
Ēfarė dobie ka adhurimi i Zotit?
Ai s'ka dobi prej (adhurimit).
Ēfarė dobie ka njeriu prej tij?
Kjo ēėshtje ėshtė cekur nė Kur'an si qėllim i krijimit.
Pėrkundėr asaj se bota e ardhshme ėshtė vazhdim i kėsaj bote, Kur'ani thotė:
“A menduat se Ne ju krijuam kot, dhe se nuk do tė ktheheni te Ne”? -
Kėtu kuptohet se ēdo gjė ėshtė krijuar me urtėsi.
A mund tė paramendohet se krijimi ėshtė i paqėllimtė dhe se njeriu nuk i rikthehet Zotit?
Nė ajetet e Kur'anit ēėshtja e ringjalljes pėrsėritet me ēėshtjen e krijimit. Besimi i tillė mbėshtetet nė ate se kjo botė ka Zot, Ai nuk krijon gjė kot, ēdo gjė ėshtė e rregulluar dhe nuk ėshtė lojė dhe se ekziston rikthim nė Te, gjegjėsisht (i kthehemi) Atij qė sundon mbarė gjithėsinė.
Asnjėherė nuk mund tė mos e vlerėsojmė idenė e Kur'anit se njeriu ėshtė krijuar pėr tė pėrfituar sa mė tepėr njohuri e pėr tė punuar derisa ta arrijė qėllimin e vet. Ai ėshtė krijuar pėr tė adhuruar dhe se vetė adhurimi i Zotit ėshtė qėllim i adhurimit.
Nėse njeriu nuk e njeh Zotin (gjė qė konsiderohet hyrje nė tė adhuruarit), atėherė nuk pėrparon kah qėllimi i krijimit, dhe sipas aspektit kur'anor, ai nuk ėshtė i lumtur. Edhe pejgamberėt janė dėrguar pėr ta udhėzuar ate kah lumturia, gjegjėsisht kah adhurimi i Zotit.
Kėshtu qėllimi dhe ideali qė ofron Islami kanė tė bėjnė me Zotin kurse ēdo gjė tjetėr konsiderohet preparative dhe nuk ka vlerė tė pavarur e fundamentale.
Nė ajetet ku Kur'ani cek qeniet e pėrsosura njerėzore, ose flet pėr vlerėn e tyre, thuhet se ata me tė vėrtetė e kuptuan qėllimin e jetės dhe janė pėrpjekur ta pėrfitojnė ate.
Ibrahimi a.s. thotė: “Unė me veten time i drejtohem Atij qė krijoi qiejt e tokėn, larg besimeve tė tjera, unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok!”.
Nė kėtė kaptinė gjithashtu thuhet: “Thuaju” Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve”.
Monoteizmi i Kur'anit nuk ėshtė vetėm intelektual, gjegjėsisht tė menduarit se origjina e gjithėsisė ėshtė njė gjė, kurse krijuesi ėshtė gjė tjetėr, por pėrmban nė vete besimin dhe bindjen se ekziston vetėm njė Krijues dhe se qėllimi i vetėm i tij ėshtė Ai, kurse tė gjitha qėllimet tjera janė produkte plotėsuese tė Tij.
Kėshtu nė Islam ēdo gjė rrotullohet rreth Zotit, bile edhe qėllimi i misionit tė pejgamberėve dhe i jetės individuale.
Tash ta studiojmė ēėshtjen e adhurimit!
Nė ajetin e dytė fjalėt e Ibrahimit tregojnė devocion tė pastėr kurse ai (Ibrahimi) e paraqet veten si rob i Zotit dhe mendon vetėm pėr Te.
Sa i pėrket misionit tė pejgamberėve, Kur'ani ofron disa shpjegime, p.sh. nė suren “Ahzab”, nė ajetet 33,45 dhe 46 thuhet: “O ti pejgamber, ne tė dėrguam ty dėshmues, lajmėtar, prgėzues e qortues dhe me urdhrin e All-llahut, thirrės pėr nė rrugėn e Tij dhe pishtar ndriēues”.
Kėshtu, i dėrguari ėshtė dėshmitar i veprave tė njerėzve, lajmėtar pėrgėzues pėr veprat e mira, tė cilat i rekomanduan tdėrguarit, qortues kundėr veprave tė kėqija dhe i thirrė njerėzit ta njohin Zotin, i cili ėshtė edhe qėllimi pėrfundimtar.
Nė vende tjera misioni i pejgamberit theksohet si obligim pėr t'i udhėzuar njerėzit prej errėsirės nė dritė. Kėshtu, ėshtė e qartė se populli thirret pėr ta njohur Zotin kurse tė dėrguarit qėndrojnė mes krijesave dhe Krijuesit.
Nė njė ajet tjetėr ceket njė gjė tjetėr qė konsiderohet qėllim i misionit tė tė dėrguarve: “Ne i dėrguam tė dėrguarit Tanė me dėshmi tė qarta dhe i zbritėm me ata Librin dhe drejtėsinė qė t'i pėrmbahen njerėzit tė sė drejtės. Ne e kemi zbritur edhe hekurin qė nė tė ka forcė tė fortė dhe dobi pėr njerėz..”
Nė kėtė ajet, drejtėsia nėnkupton ligjin ashtu qė e drejta tė mbizotėrojė kurse tė dėrguarit kanė ardhur tė sigurojnė drejtėsinė, gjė qė konfirmon edhe njė aspekt tjetėr tė qėllimit tė tyre.
Sipas disa njerėzve si Ibn Sina, drejtėsia nuk mund tė sigurohet nė popull pa ligj tė drejtė qė nuk mund tė caktohet nga njeriu pėr shkak tė dy faktorėve:
1. Njeriu nuk mund ta dallojė plotėsisht tė vėrtetėn apo ta lirojė veten nga paragjykimet e tij.
2. S'ka garanci pėr zbatimin e tij (ligjit) ngase nga vetė natyra, njeriu preferon veten ndaj tė tjerėve, dhe kėshtu, kur diēka ėshtė kundėr interesit tij, ai e refuzon.
Ligji duhet tė jetė i atillė qė njeriu t'i nėnshtrohet dhe se njė ligj i tillė patjetėr duhet tė vijė nga Zoti pėr tė depėrtuar nthellėsinė e vetėdijes sė njeriut. Ky ligj i drejtė vjen nga Zoti edhe pėr tė garantuar zbatimin, shpėrblimin dhe dėnimin, atėherė duhet tė jenė tė porositur dhe t'i bindin njerėzit qė tė besojnė nė to, pra, nė kėtė rast, duhet tė njihet vetė Zoti.
Kėshtu, njohja e Zotit, pėr disa shkaqe konsiderohet parakusht pėr sigurimin e drejtėsisė; adhurimi i mbron njerėzit nga tė harruarit e Legjislatorit dhe gjithmonė ua rikujton Ate si Gjithėpamės. Me kėtė argument, thirrja e njerėzve nė Zot ėshtė edhe njė qėllim, ngase nė tė kundėrtėn nuk do tė ekzistonte motiv pėr ta njohur Ate.

Nė kėtė mėnyrė kemi tri lloje tė logjikės:
1. Qėllimi i misionit tė pejgamberėve ėshtė vetėm sigu
rimi i drejtėsisė mes popujve dhe jetės sė lumtur nė kėtė botė. Sipas kėsaj, njohja e Zotit dhe besimi nė Te dhe nė ringjalljen, janė parakushte pėr njė realizim tė tilllė.
2. Lloji i dytė i logjikės ėshtė ajo se tė njohurit, tė adhuruarit dhe tė afruarit afėr Zotit janė qėllime kryesore kurse e drejta ėshtė dytėsore. Spiritualiteti i njeriut nė kėtė botė predikohet nė jetėn e tij shoqėrore, kurse jeta shoqėrore pa ligj dhe drejtėsi ėshtė absurde. Kėshtu, ligji edhe drejtėsia janė kushte pėr adhurimin e Zotit. Qėllimet e tė dėrguarve kanė tė bėjnė me problemet sociale qė i konsiderojmė sot aq tė rėndėsishme e qė kanė tė bėjnė me drejtėsinė, kurse rėndėsia e saj mbetet e dorės sė dytė.
3. Paramendimi i ndarjes sė qėllimit mes misionit tė tė dėrguarve dhe krijimit e jetės, dhe kėshtu, njėri prej tyre ėshtė themelor, kurse tjetri plotėsues. Mund tė themi se tė dėrguarit kishin dy qėllime tė pavarura: njėri ėshtė lidhja mes njeriut dhe Zotit pėr hir tė adhurimit tė Tij, kurse i dyti ėshtė tė sigurojnė drejtėsi mes popujve; kėshtu mund ta mėnjanojmė idenė e konsiderimit tė njėrit prej tyre si kusht pėr tjetrin. Ju mund tė gjeni shembuj tė tillė nė Kur'an, ku potencohet ēėshtja e pastrimit tė vetes, prej tė cilit (pastrimit) varet edhe shpėtimi.
A konsiderohet purifikimi (pastrimi) i vetvetes qėllim nė Islam? Ėshtė qėllim apo kusht pėr ta njohur, adhuruar dhe besuar ate, apo pėr ta siguruar drejtėsinė shoqėrore?
Sipas kėtij aspekti, pasi qė misioni i pejgamberėve shikohet si sigurim i drejtėsisė shoqėrore, atėherė negativitetet shoqėrore dhe pozitivitetet janė tė dalluara. Ata u rekomandojnė njerėzve tė largohen nga tė kėqijat, si zilia, mendjemadhėsia, egoizmi, pangopėsia etj., dhe t'u afrohen virtyteve si sinqeriteti, integriteti, sentimenti, modestia etj.
Apo do tė kishte pėr qėllim ate se vetė purifikimi i vetvetes ėshtė qėllim i pavarur?
Cili prej aspekteve tė lartpėrmendura duhet tė pranohet?
Sipas mendimit tonė Kur'ani asnjėherė nuk pranon dualizmin, ngase ai ėshtė libėr monoteist me plotkuptimin e fjalės:
“Asnjė send nuk ėshtė si Ai”.
Ky ajet prezenton tė gjitha atributet e Zotit nė mėnyrė mė tė qėlluar,nuk pranon shok e as rival ndėrsa tėrė fuqia i pėrket vetėm Atij e askujt tjetėr. Kur'ani ėshtė monoteist gjithashtu ngase nuk atribuon ndonjė qėllim si themelor, tė pavarur dhe thelbėsor nė gjithėsi pos Zotit. Pėr njeriun, si nė krijimin, obligimet ashtu edhe nė veprat e tij s'ka qėllim tjetėr pos njohjes sė Zotit. Ka dallim tė plotė mes njeriut qė e do Islamin dhe atij qė beson vetėm nė shkollat filozofike. Shumė gjėra tė Islamit janė tė njėjta si ato tė tė tjerėve, por jo me perspektivė tė njėjtė, ngase Islami gjithmonė i shikon gjėrat me njė perspektivė monoteiste.
Nė filozofi, ashtu siē theksuam mė parė, njeriu zhvillohet atėherė kur pohon se nė botė mbizotėron njė seri e ligjeve konstante dhe tė pandryshueshme. Kur'ani pohon tė njėjtėn gjė por nė kontekst hyjnor.
Kur'ani jo vetėm qė pranon parimin e drejtėsisė shoqėrore, por edhe e trajton si mė kryesor, jo si qėllim kryesor e as si kusht pėr ate qė kuptuam me (ēėshtjen) e lumturisė.
Islami pranon lumturinė brenda suazave praktike tė monoteizmit, qė do tė thotė, devotshmėri e plotė ndaj Zotit.
Sipas Kur'anit, njeriu fiton lumturinė e tij vetėm nga Zoti, Ai i plotėson zbrazėtirat e jetės sė tij dhe e kėnaq me te.
Nė Kur'an thuhet: “Ata qė besuan edhe me tė pėrmendur All-llahun, zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun zemrat stabilizohen”.
Vetė Zoti sjell qetėsim nė zemrėn e mėrzitur dhe kureshtare tnjeriut; Gjėrat tjera janė plotėsuese dhe hyrėse.
E njėjta gjė thuhet edhe pėr adhurimin:

“Nuk ka Zot tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro”,Vėrtet, namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e All-llahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ē'punoni ju”.
Islami e konsideron njeriun si krijesė pėr ta adhuruar Zotin, ta njohė e t'i afrohet, gjė qė i jep fuqi.
Dituria dhe fuqia nuk janė qėllime pėrfundimtare e as purifikimi (pastrimi) i vetvetes!

BAZAT E ETIKĖS INDIVIDUALE DHE SHOQĖRORE

Njeriu, gjatė jetės sė tij personale ose shoqėrore ndjen nevojė pėr qėllime jomateriale. Ēdo sistem shoqėror kėrkon njė numėr tė qėllimeve tė cilat janė tė zakonshme mes individėve e pa tė cilat jeta shoqėrore do tė ishte krejtėsisht e pamundur. Jeta shoqėrore nėnkupton kooperimin dhe pėrfitimin e qėllimeve tė zakonshme materiale dhe shpirtėrore.
Qėllimet e rėndomta tė disa njerėzve mund tė jenė materiale si; kompanitė komerciale ose industriale qė janė tė formuara nga njė numėr i njerėzve tė cilėt e marrin kapitalin, kurse tė tjerėt vetėm punojnė.
Shoqėria njerėzore nuk mund tė udhėhiqet si njė kompani ngase bazat e saj janė krejtėsisht ndryshe nga ato tė firmės. Nė realitet, ky ėshtė mendimi ynė sepse ka disa tė tjerė si Bertrand Russelli, qė mendojnė se etika shoqėrore nėnkupton vetėm interesin personal. Ata e konsiderojnė etikėn sociale si njė lloj kontrate ndėrmjet individėve, gjegjėsisht pėr ta mbrojtur interesin e tyre. Russelli e ilustron mendimin e tij me kėtė shembull vijues: “Unė dėshiroj ta posedoj lopėn e fqinjit tim, mirėpo e kuptoj se nėse veproj ashtu, atėherė ai do tė reagojė, do ta grabitė (lopėn). Ndoshta nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprojė edhe ndonjė fqinj tjetėr. Kėshtu, nė vend qė tė fitoj profit, do tė humb, dhe pėr kėtė shkak preferoj ta respektoj tė drejtėn, ai ta ruajė lopėn e tij, ndėrsa unė ta ruaj timen”.
Russelli mendon se bazat e etikės sociale nėnkuptojnė respektimin e tė drejtave individuale. Ne mund tė themi gjithashtu se vjedhėsit kanė tė njėjtėn lidhje, gjegjėsisht janė tė bashkuar pėr vjedhje dhe pėrforcimin e njė lloj drejtėsie mes tyre, ngase nuk mund tė veprojnė nė vetmi. Pėr kėtė shkak themi se motoja e Russellit ėshtė nė kundėrshtim me filozofinė e tij. Motoja e tij ėshtė humanitare, kurse filozofia e tij nė kundėrshtim me te. Me konsiderimin e interesit personal si bazė tė etikės shoqėrore, ne obligojmė kooperimin individual me dhunė, nga frika e reagimit tė tė tjerėve nėse eventualisht posedojnė fuqi dhe forcė, mirėpo, nėse njeriu bindet se tė tjerėt janė tė dobėt pėr ta dėmtuar, atėherė s'ka nevojė tė observohen kėto parime tė moralit.
Nėse supozojmė se Niksoni dhe Brezhnjevi kanė fuqi tė njėjtė, do t'ishte nė interesin e tyre t'i respektojnė idetė e tyre, mirėpo nėse njėri prej tyre ballafaqohet me popull tė dobėt, atėherė s'ka nevojė pėr njė respekt tė ndėrsjellė.
Kritika e Russellit kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr luftėn nė Vietnam nė kėtė rast do t'ishte e papranuar!
Sidoqoftė, shkolla e tyre ideologjike ishte e padrejtė ngase lejon tė fuqishmin ta shtrėngojė tė dobėtin, dhe nėse i dobėti nuk tregon tolerancė atėherė duhet tė pėrpiqet qė tė forcohet.. Politikisht kjo mund tė jetė e vėrtetė, por jo edhe moralisht ngase i dobėti nuk mund ta bindė tė fortin tė veprojė ndryshe.
Me sa duket, shkolla politike filozofike lejon sjelljen despotike tė tė fuqishmit.
Ēdo shkollė filozofike mund tė bazohet nė qėllimet e njėjta materiale, por obligohet t'i sugjerojė mėnyrat tjera (jomateriale) tė kontrollimit tė degjenerimit, gjegjėsisht, shkaqet e agresivitetit individual duhet tė hulumtohen e tė ērrėnjosen. Kėto shkaqe nuk kanė lidhje tė domosdoshme me pėrkufizimet humane, intelektuale dhe edukative.
Nėse pyet se ēfarė barriere ka ndaj agresionit tė tė fuqishmit kundėr tė dobėtit, ata mund tė thonė: “Shoqėria duhet tė formohet qė nė fillim ashtu qė tė mos ekzistojė nė te as i fuqishmi e as i dobėti”. Nėse burimet e fuqisė dhe dobėsisė zbulohen dhe ērrėnjosen, atėherė tė gjithė njerėzit do tė gėzojnė njė nivel dhe pėr shkak tė fuqisė sė tyre tė barabartė do ta respektojnė njėri-tjetrin.
Sipas tyre, njė gjė e tillė ėshtė e mundshme nėse eliminohet pronėsia private sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė pėrfundojnė kundėrthėniet dhe dhuna.
Shoqėria nė tė cilėn tė gjithė njerėzit kanė qėllime tė shėndosha materiale, do tė udhėhiqet si njė ndėrmarrje e vėrtetė kooperuese, ku nuk do tė ekzistojė padrejtėsia.
Shkolla e marksizmit nuk pėrqėndrohet nė spiritualitetin e njeriut dhe s'flitet nė te pėr vetėdijen morale, por pėrqėndrohet nė pronarin, i cili sipas saj ėshtė burim i krejt dobėsive dhe presioneve. Pronari privat zėvendėsohet me shtetin ose pronėsinė shoqėrore ashtu qė ēdo individ punon sipas aftėsive tė tij kurse kompensim pranon prej shtetit ose shoqėrisė, varėsisht nga nevojat e tij. Nė kėtė mėnyrė besohet se do tė sigurohen paqja, qetėsia, drejtėsia dhe morali i shėndoshė, kurse tė gjitha tė kėqijat, si armiqėsia, urrejtja dhe komplekset tjera do tė ērrėnjosen, pra, tė gjithė do tė jetojnė nė vėllazėrim e barabarėsi.
Ky mendim ėshtė i gabuar pėr kėto shkaqe:
Momentalisht vėrehet se nė shoqėritė ku ėshtė eliminuar prona private presioni dhe devijimi ende ekzistojnė. Nėse socialistėt kishin tė drejtė nė qėllimet e tyre reformuese dhe nėse shoqėria organizohej nė baza komuniste, do t'ishte e pamundur ta pėrjetojė pėrsėri korrupsionin. Nė anėn tjetėr, shpesh jemi dėshmitarė tė asaj se shoqėritė komuniste i zhdukin udhėheqėsit e tyre prej kohe nė kohė. Pronari privat, nė kėtė rast, nuk mund tė jetė faktor i vetėm pėr tė pėrfituar privilegje.
Sė pari, privilegjet nuk karakterizohen nga tė hollat dhe kontratat, por prej shumė gjėrave tjera qė i ēmojnė njerėzit. Gruaja e cila ėshtė mė e bukur se tė tjerat ka pėrparėsi qnuk ka tė bėjė aspak me pronėsinė, mirėpo pėrsėri e gjen vendin e vet nė sistemin komunist.

Ndėr mė tė rėndėsishmet janė privilegjet e pozitės dhe elitės. Njeriu mė i pasur nė botė gjithmonė dėshiron tė zgjedhet kryetar i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe ndonjėherė dėshira e tillė ėshtė aq e fuqishme saqė ėshtė nė gjendje ta sakrifikojė pjesėn dėrrmuese tė pasurisė sė tij vetėm pėr t'ia arritur qėllimit apo pėr tė pėrfituar famė e nder si njeri i fuqishėm. Njeriu gjithmonė e ēmon veten kur ėshtė i respektuar nga tė tjerėt, pa marrė parasysh se a realizohet respektimi nga frika, dėshira apo devocioni.
A s'ka njerėz qė mund tė jenė nė vend tė Ajatull-llah Buru
xherdit, tė pranojnė dhurata, tė njihen, t'ua puthin duart e tė kenė njerėzit tjerė nder nėse takohen me ta?
A nuk duan tė bėhen mbretėr e tė rrinė gatitu para tyre me qindra eprorė e njerėz, qoftė edhe nga frika?
Njerėzit i lakmojnė kėto gjėra ngase nė tė kundėrtėn nuk do tė humbnin ēdo gjė pėr tė fituar pėrparėsi tė tilla.
Kėshtu, shkaku kryesor i dhunės te njerėzit dhe i tė kėqijave shoqėrore nuk ėshtė vetėm pasuria, por ka edhe shkaqe tjera qė nuk mund t'i tejkalojė komunizmi.
Sė dyti, kur janė privilegjet tjera tė siguruara nė bazė tė pėrparėsive, qoftė edhe nė shoqėrinė komuniste, profitet e atyre qė posedojnė pėrparėsi mė tė mira janė mė tė mėdha, p.sh. a do t'ishte interesimi i liderit sovjetik pėr pasuri i njėjtė sikur ai i bujkut, edhe pse prezenton bujqėsinė! Bujku ndoshta asnjėherė nė jetė nuk do tė udhėtojė me aeroplan, ndėrsa lideri i tij nė disponim ka aeroplanin mė tė mirė.
Kėshtu, nuk mund tė thuhet se pėrparėsia nga pasuria ėshtė shqyrtuar nė komunizėm e as ajo se individėt do tė fitojnė nė mėnyrė tė barabartė nga pasuria shoqėrore.
A kanė dobi tė barabartė shėrbyesit civilė nga fondi publik i pronarėve privatė? Njeriu i pozitės si lartė gėzon pėrparėsi mtė mėdha se njė punėtor i rėndomtė.
Posaēėrisht vlen tė ceket se edhe nė shoqėritė komuniste zhvillohet nevoja pėr vetėsakrifikim dhe braktisjen e pėrparėsive materiale, p.sh. ushtari qė lufton e vritet, nuk vritet pėr shkaqe tė interesit tė tij personal, por patjetėr duhet tė jetė i motivuar me disa ideale ose sentimente, qė pėr hir tė tyre ta flijojė jetėn. Pra, pjesa mė e madhe e shkollave materialistike nuk mund tė veprojnė pa virtyte shpirtėrore, bile edhe nėse shndėrrojnė diēka me bindje nė adhurim.
Shkolla ideologjike e shoqėrisė, qė bazohet vetėm nė interesin material, nuk mund tė jetė komprehensive (e kuptueshme) ose praktike. Si veprojnė liderėt komunistė me parimet, idealet, motot dhe simbolet e sistemit tė tyre?
Ata veprojnė ashtu sikur sistemi i tyre ėshtė mbi ēdo gjė, kurse faktikisht, prezentojnė vetėm pėrfitimin e interesave tė jetės. Sipas bazave tė shkollės materialistike, parimi i tyre i ngjan planit ndėrtimor tė arkitektit ngase s'ka gjė tė shenjtė nė te, por ėshtė vetėm ndihmė pėr konstruksion. Plani mė i mirė plotėson ndėrtesėn, pėr tė cilėn edhe ėshtė hartuar. Sa i pėrket shkollės ideologjike mund tė thuhet se ėshtė plani mė i bukur pėr shoqėrinė, por pse tė adhurohet plani? Plani ėshtė pėr ndėrtesėn kurse ndėrtesa pėr mua, pra pse ta sakrifikoj veten pėr planin?
Ky qėllim ėshtė i palogjikshėm ndėrsa sistemi mėsimor konsiderohet vetėm si ide pėr ndėrtimin e shoqėrisė. Shpeshherė shikohet si diēka e shenjtė dhe se do tė ketė dikush nderin ta japė jetėn e vet pėr te. Ithtarėt mund tė mendojnė se qėllimet e tyre janė tė pabaza, por do tė obligohen tė inkalkulojnė veten e tyre e tė tjerėt me shpirtin e sakrifikimin.
Tash tė shohim se si vlerėsohen qėllimet shpirtėrore ose virtytet. A janė tė vėrteta apo vetėm sugjerime tė ndonjė intriganti tė marrė?
Pse vlerėsohen mė tepėr se vlerat materiale.
Para sė gjithash, ēka ėshtė e vlefshme?
Kur njeriu ndėrmerr njė ēėshtje me dėshirė tė lirė, atėherė ai ka ndonjė qėllim qė ėshtė i vlefshėm pėr te, pa marrė parasysh se a ėshtė material apo shpirtėror, gjegjėsisht qėllimi ėshtė nė interes tė tij ngase nė tė kundėrtėn asnjėherė nuk do ta zbatojė.
Thuhet se paqėllimshmėria ose futiliteti ėshtė e pamundshme nga aspekti materialist, ėshtė e qartė se unė do ta zbatoj ate qė ėshtė nė dobinė time dhe pėr kontinuitetin e jetės sime; pra unė jetoj instinktivisht.
Termi “vlerė” mund tė pėrdoret si pėr gjėrat materiale ashtu edhe pėr ato shpirtėrore, p.sh. mjeku mund tė mė vlerėsojė ngase e tillė ėshtė mjekėsia. Gjėrat materiale, nė realitet, janė fizike ose trupi i kėrkon; gjithashtu edhe ushtrimi ėshtė i nevojshėm pėr trupin, edhe pse nuk ėshtė substancė. Kėshtu, ushqimi dhe ushtrimi, janė tė vlefshėm pėr ne. Tė jeshė i mėshirshėm ndaj tė tjerėve mund tė mos kesh fitim material.
Ndonjė individ pėrpiqet tė kontribuojė shumė nė ndonjė organizatė edukative, pėr hir tė gjeneratės sė ardhshme, dhe nga kjo jo vetėm qė s'ka profit por mund ta humbė kohėn dhe oportunitetin pėr sukses mė tė lartė.
Si do ta shikojmė shpirtėrisht kėtė ēėshtje?
Ēėshtjet shpirtėrore janė shumė tė rėndėsishme nė jetėn njerėzore, mirėpo pyetja, e cila mund tė shtrohet, ėshtė ajo se a pėrkufizohet spiritualiteti me besimin nė Zot apo ėshtė e mundshme tė ekzistojnė vlera shpirtėrore qė e udhėzojnė jetėn njerėzore pa njė besim tė tillė?
Sartri, nė librin e vet “Genuineness of Man” citon kėtė frazė tė Dostojevskit: “Sikur tė mos ekzistonte Zoti, ēdo gjė do t'ishte e lejuar”. Kjo do tė thotė se e mira dhe e keqja, e vėrteta dhe mashtrimi si dhe tradhtia e shėrbimi varen nga ajo se a besojmė nė Zot apo jo. Nėse nuk kemi besim tė tillė, atėherė nuk do tė ekzistojė barrierė dhe ēdo gjė do tė lejohet.
A ėshtė kjo e vėrtetė apo jo?
Marksistėt, si materialistė, pohojnė se s'kanė lidhje me spiritualitetin ose humanitetin, dhe nėse referojnė termin “humanizėm” atėherė kanė pėr qėllim shoqėrinė pa klasa. Sipas tyre, njerėzit janė ose tė shėndoshė ose jo, kurse defektet e tyre zhvillohen nga pronėsia private dhe diferencat socio-ekonomike klasore.
Kur tė ērrėnjosen kėto diferenca, njerėzit do t'i kthehen gjendjes sė shėndoshė.
Ata nuk besojnė nė ndonjė pėrsosje, pėrparim e as nė evolucion tjetėr pėr njeriun.
Si qėndron fakti me shkollat e tashme ideologjike (filozofike), si ajo e Sartrit, tė cilat janė materialiste por qė besojnė nė vlerat shpirtėrore, si humanizmi, dhe qė e theksojnė pėrgjegjėsinė njerėzore? Nė njė anė ato besojnė qė njeriu duhet tė lirohet nga ēdo sovranitet hyjnor apo nga rregullat e natyrės dhe se dėshira e tij nuk vepron nė bazė tė ideve tė kaluara, por vetė njeriu formon veten e vet e jo ambienti, fati ose Zoti; pra ai (njeriu) ėshtė pėrgjegjės i vetes. Kėshtu ēdo akt e veprim qė e zgjedh ai vetė ėshtė i mirė dhe nė kėtė mėnyrė ai shndėrron veten nė model qė e imitojnė tė tjerėt dhe nė tė njėjtėn kohė ky ėshtė pėrgjegjės edhe pėr sjelljen e tė tjerėve.
Tė shohim ē'ėshtė kjo pėrgjegjėsi dhe ē'nėnkuptohet me te.
Pėrgjegjėsia ėshtė ēėshtje shpirtėrore e jo materiale. Nė shkollėn materialiste, ata mund tė thonė se njeriu ka vetėdijen qė u pėrgjigjet ēėshtjeve tė pėrgjegjėsisė. Nėse ata besojnė se njeriu posedon dy personalitete, gjegjėsisht personalitetin animal dhe human, atėherė kur fyen, i pari dėnohet nga i dyti.
Pėrgjigjja e tillė do t'ishte e pranuar, mirėpo ata mohojnė ekzistimin e vetėdijes! Pra, ku fshihen rrėnjėt e kėsaj pėrgjegjėsie?
Sidoqoftė, ata pranojnė pėrgjegjėsinė edhe pse ėshtė ēėshtje shpirtėrore dhe thonė: “Unė jam pėrgjegjės para njerėzisė dhe para gjeneratės sė ardhshme. Ē'do tė thotė kjo? Ata i pėrkasin shkollės materialiste nė njė anė kurse nė anėn tjetėr dėshirojnė tė ndėrtojnė humanizmin (spiritualitetin) dhe ta obligojnė njeriun t'i nėnshtrohet atij. Ata e predikojnė kėtė ide por pa Zotin, ndėrsa Sartri thotė: “Nėse Zoti depėrton nė krejt kėtė, atėherė nuk ekziston spiritualitet, ngase baza e gjithė kėsaj ėshtė liria njerėzore, kurse prezenca e Zotit pengon lirinė. Kėshtu, pėrgjegjėsia pa zgjedhje tė lirė ėshtė e pakuptimtė.
Ndokush mund tė thotė: “Ēka na pengon tė besojmė nė spiritualitet pa besim nė Zot? Ngase, ekziston vetėdija inherente nė natyrėn e njeriut qė e aftėson njeriun tė kėnaqet me vepra tė mira e t'i urrejė tė kėqijat. Ai nuk bėn vepra tė mira pėr hir tė dobive materiale, por pėr shkak se ndien kėnaqėsi ashtu siē ndien kėnaqėsi nė njohjen e historisė, gjeografisė etj. I dėrguari i vetėm pėr tė ėshtė dhuta e madhe, gjegjėsisht ēėshtjet etike i japin kėnaqėsi”.
Epikuri (filozof grek) e pėrmban kėtė ide, gjithashtu edhe Omar Hajjami. Epikurizmi mė vonė ėshtė zbatuar nė ēdo lloj kėnaqėsie - tė kėrkuarit e qetėsisė.
Thuhet se Epikuri nė shkollėn e vet ka besuar nė kėnaqėsitė shpirtėrore qė ishin mė tepėr tė siguruara e permanente.
Dashuria ndaj bukurisė, luleve, zogjve, kėngėve etj. prezenton njė shembull tjetėr tė kėnaqėsisė pa pasur ndonjė dobi materiale por vetėm tė gjejė prehje shpirti nė kėnaqėsi.
Tė gjitha kėto vėshtrime deri diku mund tė jenė tė vėrteta dhe kanė tė bėjnė me dy pėrkufizime:
Vetėdija njerėzore nuk mund tė jetė aq e aftė t'i identifikojė nė thellėsi bazat e shkollės ideologjike (filozofike, pėrkthy.). Nėse njeriu vepron vetėm pėr tė fituar kėnaqėsi, atėherė do tė jetė i mbyllur nė burgun sukcesiv deri nė vdekje, por jo nė formė tė nevojave tė pastra qė i identifikon shkolla ideologjike.
Askush nuk ėshtė gati ta flijojė jetėn pėr lulet e kopshtit tė vet por do tė jetojė e tė kėnaqet me to, tė ofruarit ndihmė pėr tė tjerėt jep kėnaqėsi por askush nuk dėshiron tė vdesė pėr te.
Kėshtu, ėshtė e vėrtetė se dikush kėnaqet me veprat e mira nė thellėsi tė vetėdijes sė vet. Kėtė gjė e pranon edhe Kur'ani. Sidoqoftė, edhe vetėdija nuk pėrgatit bazat e shkollės ideologjike, por ka nevojė pėr besim mė tė thelllė. Nėse dikush thotė se prijėsi shkon nė njė vend dhe e flijon jetėn e vet dhe jetėn e tė tjerėve pėr tė ndier kėnaqėsi nė shėrbimin e popullit, atėherė (konstatojmė) se njė gjykim i tillė nuk ėshtė i realtė sepse ai nuk motivohet vetėm nga vetėdija e tij, por nga besimi mė i thellė i tij.
Nėse nuk ka Zot, as rregull objektiv e as lidhje tė brendshme mes njeriut dhe gjėrave a s'duhet tė themi se ekziston njė mashtrim nė natyrė?
Shopenhaueri thotė: “Natyra, nė vend t'i mashtrojė njerėzit qė t'i hulumtojnė qėllimet e saj, ajo u ofron kėnaqėsi”. Pėr shembull, natyra dėshiron ekzistimin e krijesave; nėse ajo urdhėron njeriun tė martohet e tė punojė pėr t'u kujdesur ndaj shoqes dhe fėmijėve, atėherė njeriu inteligjent s'duhet tė veprojė ashtu. Natyra e udhėzon ate ashtu qė ai vet me dėshirė tė plotė ta lypė martesėn. Nė ēdo rast vėrejmė se ēdo kėnaqėsi mbėshtetet nė nevojė, p.sh. ne hamė pėr shkak se natyra jonė kėrkon atė substancė apo pimė e flemė pėr disa shkaqe, dhe (nė kėtė rast), sikur tė mos kishim nevojė, nuk do tė vepronim kėshtu.
Kuptimi i kėnaqėsive materiale ėshtė i qartė, por si qėndron fakti me kėnaqėsitė shpirtėrore? Nėse shoh ndonjė jetim atėherė pse duhet tė kėnaqem?
S'ka tė bėjė me mua dhe kėshtu kjo kėnaqėsi ėshtė e pakuptimtė ngase nuk ka urtėsi themelore nė te. Por, nėse pranojmė lidhjen e rregullave tė botės dhe krijimin e urtė, atėherė gjithė njerėzit i konsiderojmė anėtarė tė njė komuniteti, ku kėrkohet kėnaqėsia nė bazė tė parimit se tjetri jeton mirė. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se ndjekim parimin e vėrtetė tė krijimit.
Nėse kjo kėnaqėsi ėshtė aksidentale dhe varet nga aspekti natyror, pėrsėri do tė jetė e pakuptimtė ngase pengon objektivitetin natyror. Kėshtu, pėrderisa pranojmė vetėdijen morale dhe pohojmė se njerėzit kanė dobi prej veprave tė mira, kurse prej tė kėqijave humbin, pėrsėri veprat tona do tė jenė tė pakuptimta nėse nuk ekziston besimi nė Zot dhe nė qėllimin e krijimit.
Kur besojmė nė vetėdijen morale, qė ia ka dhuruar Zoti njeriut pėr ta arritur qėllimin, atėherė jetimi, plaka dhe unė do tė jemi anėtarė tė njė organizate dhe pėrbėrės tė planit tė pėrgjithshėm. Kėshtu, ne ndjekim dėshirėn hyjnore, urtėsinė dhe pėrpiqemi ta arrijmė qėllimin; nė kėtė rast asgjė nuk ėshtė e kotė por ēdo gjė ėshtė e vėrtetė dhe e realtė.
Ēdo shkollė ideologjike dhe ēdo sistem shoqėror kanė nevojė pėr njė numėr tė ideve shpirtėrore: ideologjia qė qėndron mbi vlerat materiale bėhet aq shumė e fuqishme saqė hyjnizohet. Ky hyjnizim mund tė jetė mjaft i vlefshėm dhe njeriu atėherė do ta sakrifikojė jetėn e vet pėr te.
Shkolla ideologjike, ashtu siē u cek mė lart, na rikujton poetin Sa'di;
“Era, retė, dielli, tidhe qielli, tė gjithė janė tė zėnė me punė,qė ju tė fitoni jetėn dhemos e harxhoni me negligjencė!”
Kjo shkollė pranon pėrgjegjėsinė e ēdo gjėje tė krijuar, apo siē thekson Kur'ani:
“A nuk e dini ju se All-llahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ē'ka nė qiell e ē'ka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshme e tė fshehta...” (31:20)
Pra, ēdo gjė ėshtė krijuar me qėllim dhe funksionon sipas tij.
Kėshtu, edhe njeriu ka pėrgjegjėsi tė mėdha, kurse sistemi qė mendon se gjėrat nuk kanė qėllim final, nuk pranon pėrgjegjėsinė e krijesave dhe e pėrkufizon vetėm pėr njeriun.
Pse ėshtė kjo kėshtu, ende ėshtė e pashpjeguar!
Idealet janė themelore pėr ēdo shkollė ideologjike nėse dėshirohet t'i jepet diēka individit dhe shoqėrisė tė pranojė. Kėto ideale janė tė pakuptimta nėse nuk pranojnė besimin nė Krijuesin dhe manifestimin e Tij tė urtė nė krijim.

BESIMI, SHKOLLAT IDEOLOGJIKE DHE VIZIONI I BOTĖS
Ēanėsimi intelektual e filozofik dhe besimi janė kushte thelbėsore pėr njė ideologji tė shėndoshė. Presupozohet perspektiva universale qė mbėshtetet nė logjikėn partikulare e interne dhe ėshtė e pėrkrahur me rezonues sistematikė qė kanė tė bėjnė me botėn dhe besimin. Besimi i jep fuqi qė krijon sinqeritet dhe dashuri pėr shkaqe mė tė larta se ato individuale e private; jep fakt qė pranohet nė disa shkolla ideologjike moderne si ekzistencializmi.
Ata pėrpiqen tė krijojnė ideologji pa besim dhe dėshirojnė tė ndėrtojnė sistem tė pastėr filozofik pa besim, si njė lloj dashurie pėr qėllime tė larta, por njė gjė e tillė ėshtė e pamundshme.
Ndonjėherė ata formojnė hije prej sė largu qė bazohet vetėm nė iluzionin njerėzor e jo nė diēka tjetėr. Tash, ideologjia e bazuar nė besim ėshtė sakrale, dhe nėse besimi nuk ėshtė burim i saj por prezenton vetėm njė sistem intelektual, atėherė nuk mund ta zhvillojė dashurinė dhe emocionin ngase i pengon bazat logjike dhe kėshtu, mund tė imponohet vetėm me forcė ose sugjestime.
Shkolla ideologjike ėshtė njė sistem praktik e jo vetėm te
orik ose diēka qė ka tė bėjė me shkencat teorike. Ky sistem nėnkupton idenė e asaj qė ekziston, p.sh. fizika e Aristotelit ose Njutnit prezenton sistem tė pastėr teorik.
Sistemi praktik ėshtė mė kryesori.
Klasikėt gjithashtu e kanė ndarė shkencėn nė teorike e praktike. Nė sistemin empirik, investimi ka pėr qėllim tė zbulojė mėnyrėn mė tė mirė si psh. si duhet tė jetojė njeriu apo si duhet tė jetė shoqėria! Njė shtyllė e saj (ideologjisė, pėrkth.) ėshtė organizimi, i cili pėrbėhet nga pjesėt qė kanė vend, detyrė dhe vlerė. Ajo nuk mund tė jetė koleksion i mendimeve tė hutuara, tė cilat nuk mund tė shpien kah sistemi koherent. Shkolla ideologjike ėshtė koleksion i ideve harmonike qė kanė tė bėjnė me jetėn e realtė, gjegjėsisht me ate se si duhet tė jetė ajo dhe si nuk duhet tė jetė.
Mendimet teorike janė bazat dhe shpirti i saj, faktikisht pėr kėtė themi se ēdo ideologji mbėshtetet nė perspektivėn universale, qė nėnkupton shikimin e botės ashtu siē ėshtė ndryshe nga shikimi i njeriut. Shpirti i shkollės ideologjike patjetėr tė posedojė vizion dhe vlerėsim nė njė anė kurse nė anėn tjetėr tė krijojė ideale, dmth.jo vetėm baza filozofike por edhe fetare. Ajo duhet tė ofrojė diēka tė dashur, morale dhe ideal shoqėror.
Astronomia na ofron diēka rreth trupave qiellorė qė ekzistojnė por nuk thotė gjė rreth asaj se si duhet, tė jenė apo si nuk duhet ngase kėto ēėshtje nuk kanė tė bėjnė me jetėn njerėzore.
Shkolla ideologjike ofron diēka qė ka ideal pėr njeriun. Monoteizmi ka aftėsi tė formojė baza filozofikimi me perspektivė universale ashtu qė tė arrijė brendinė e ekzistencės. Nė tė njėjtėn kohė, ajo prezenton njėsinė e Zotit ashtu siē thuhet nė Kur'an: “S'ka zot tjetėr pos All-llahut”.
Klasikėt e kanė ndarė monoteizmin nė disa lloje: monoteizmi thelbėsor i atributeve, i veprave dhe adhurimit.
Monoteizmi thelbėsor nėnkupton besimin se Zoti nuk ka shok ose partner.
Monoteizmi i atributeve nėnkupton ate se thelbi nuk i kundėrshton atributet e Tij, tė cilat gjithashtu nuk janė kontradiktore. Njėsia dhe urtėsia e Tij janė plotėsisht tė pėrkryera.
Monoteizmi i veprave nėnkupton gjithashtu njėsinė e aksioneve.
Monoteizmi i adhurimit nėnkupton se vetėm Atij i takon adhurimi dhe se Ai patjetėr tė adhurohet, pastaj kjo gjė ėshtė nė brendinė e shpirtit tė njeriut.
Nė Kur'an thuhet kėshtu: “A mos kėrkojnė ata (idhtarėt e Librit) fe, pos fesė sė shpallur nga All-llahu? E Atij i ėshtė dorėzuar gjithė ē'ka nė qiej e nė tokė, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen”. (3:83).
Adhurimi ynė ėshtė nė realitet, njė lloj dorėzimi dhe nėnshtrimi vullnetar, gjegjėsisht ashtu siē ceket nė kapitullin e gjenezės,ku ēdo krijesė i falėnderohet Atij. Nė monoteizmin e adhurimit thelbi i Zotit ėshtė ideal i njeriut. Meqė Ai ėshtė i vetėm, atėherė nuk pranon dualizmin. Ai ėshtė origjina e gjithėsisė dhe vetėm Atij i takon adhurimi.

Kėshtu, monoteizmi ka dy prona:
1. Vizionin dhe vlerėsimin e ekzistencės dhe
2. Idealin pėr njeriun.
Marksizmi ėshtė krejtėsisht ndryshe sepse ai ėshtė vizion materialist qė koncentrohet nė jetesė, por jo edhe ideal dhe se asnjėherė s'mund tė ofrojė njė gjė tė tillė, qoftė edhe nė aspektin ekonomik. Ai ka qėllim pėr t'i mbrojtur interesat e klasave tė deprivuara dhe inicon t'i mbrojnė tė drejtat e tyre, por ky ėshtė qėllim i dobėt sepse do tė jetė ideal derisa ta pėrfitojė e pastaj si do tė veprojė? Ky do tė jetė fundi i ideologjisė dhe qėllimit.
Qėllimi materialist nuk mund tė formohet si qėllim sakral ngase nuk qėndron mbi qėllimet njerėzore kurse sakriikimi pėr te ėshtė alogjik ngase pėrmbledh idealin materialist. Sigurimi i fitimit material nėpėrmes sakrifikimit tė vetes ėshtė esencialisht kontradiktor me veten.
A mund tė quhet njė gjė e tillė ideal?
Nė realitet marksizmi ėshtė mungesė e idealeve dhe rikthim nė instinktet individuale. Fuqia e tij qėndron nė thyerjen e prangave. Ai nuk mund t'i pėrmbledhė tė gjitha aspektet e jetės, si ate politik, shoqėror, ekonomik e moral pėrpos nė mėnyrė indirekte, por nė kėtė rast, drejtėsia dhe etika e humbin domethėnien e tyre tė vėrtetė.
Shkolla ideologjike mund tė evidentojė shpirt tė determinuar nga lidhjet mes shkakut dhe efektit.
Sidoqoftė, shkolla ideologjike patjetėr tė ketė ide tė pėrshtatshme ashtu qė t'i japė botės perspektivė. Biseda nuk ėshtė e vėrtetė ngase vizioni, botės pa ideal tė pėrshtatshėm vetė nuk mund tė pėrgatitė njė elan tė pėrgjithshėm ose frymėzim nė shkollėn ideologjike.
Pėr tė qenė konstruktiv, njeriu shikon tė ardhmen e jo tė kaluarėn e as tė tashmen. Kėshtu, vetėm filozofia nuk mjafton. Vizionet e botės janė gjithashtu tė ndryshme; njėri prej tyre krijon obligim, kurse tjetri jo. Me fjalė tjera, njėri vizion i jep njeriut pėrgjegjėsi kurse tjetri jo.
Vizioni monoteist i botės krijon obligim hyjnor kurse vizionet tjera, si ekzistencializmi, pengojnė burimin shpirtėror. Ndokush mund tė thotė: “Unė jam pėrgjegjės i vetes sime pėr shkak se jam i lirė”, por ky lloj i lirisė ėshtė i pakuptimtė ngase nuk ka lidhje me tė gjitha gjėrat tjera dhe kėshtu shkakton vėshtirėsi.
Tė supozoj se unė jam i lirė nga ēdo obligim, qoftė rrethanor apo hyjnor, pra sipas thėnieve tė tyre, nė kėtė rast unė pėrgjigjem pėr veten time e askush tjetėr, por a shkakton njė gjė e tillė pėrgjegjėsi edhe pėr tė tjerėt?
A duhet tė zgjedh diēka qė ėshtė edhe nė dobi tė tė tjerėve?
Nėse ata mė ngarkojnė me kėtė pėrgjegjėsi, atėherė prej nga rrjedh? Tė tjerėt janė gjithashtu tė lirė por liria absolute nuk ėshtė harmonike me pėrgjegjėsinė para tė tjerėve.
Biseda e tyre rreth kėtij lloji tė lirisė, eventualisht rreth shndėrrimit nė model pėr tė tjerėt, ėshtė e pakuptimtė. Mund tė ketė kuptimin e gjeneralitetit tė zgjedhjes sime e tė theksohet se zgjedhja nuk ėshtė vetėm nė dobinė time por edhe nė dobinė e tė tjerėve, mirėpo tė tjerėt janė gjithashtu tė lirė dhe asnjė nuk mund ta preferojė dėshirėn e ndokujt.
Pastaj, mund tė pėlqej me mendimin se zgjedhja ime do tė ndikojė dhe nxitė tė tjerėt, por ndryshon nga ndjenja e pėrgjegjėsisė nė vetėdijen time. Cili mund tė krijojė obligim qė mė udhėzon si tė veproj edhe ate duke e ruajtur parasysh efektin nė anėn tjetėr? A e bėn Zoti njė gjė tė tillė? Ti do tė thuash: “jo”. Po vetėdija? Ti pėrsėri do tė thuash: “jo”. Atėherė kush?
Vizioni monoteist i botės, pėr shkak tė aftėsisė sė tij pėr krijimin e idealeve, obligimit dhe pėrgjegjėsisė, gjithashtu shėrben si udhėheqės, tė udhėzojė kah realizimi i qėllimit, tė dhurojė kėnaqėsi e kurajė dhe zhvillon tek ne shpirtin e sakrifikimit tė vetes. Para sė gjithash, siē thotė Tabataba'i, dijetari i famshėm, ky mund tė jetė element pėrbėrės i krejt elementeve tė mėsimit.
Parimi i monoteizmit i ngjan ujit qė i ujit rrėnjėt e gjitha mendimeve, gjakut qė shpėrndan ushqimin nė tė gjitha pjesėt e trupit apo shpirtit qė i jep jetė e dinamizėm shkollės ideologjike.
Sa i pėrket idealit, Sartri dhe tė tjerėt thonė se njeriu nuk duhet tė ndalet nė kufi por duhet ta tejkalojė e ta ndryshojė planin pėr qėllim tė ri dhe tė pėrparojė vazhdimisht nė kėtė mėnyrė. Ky mendim nėnkupton qėllimin e pėrhershėm e tė padefinuar prej fillimi, ashtu siē ecė ndonjėri aq larg derisa hapet para tij horizonti i ri e ai vazhdon. Ai nuk dėshiron ta arrijė qėllimin pėrfundimtar dhe pėr kėtė e merr parasysh vdekjen.
Nė monoteizėm qėllimi ekziston gjithmonė prej fillimi, ėshtė i qartė dhe i papėrkufizuar. Ai gjithmonė ėshtė i ri dhe bėn gara.
Asnjė vizion tjetėr i botės nuk formon burimin e shpirtit tė shkollės ideologjike as idealin e as fuqinė e motivuar. Nė tė njėjtėn kohė monoteizmi krijon obligim, prodhon kėnaqėsi, siguron udhėheqjen dhe kurajon, sakrifikimin e vetes dhe pėrmban zhvillimin e kuptueshėm tė shoqėrisė ashtu qė tė gjitha problemet mund tė zgjidhen.
Vetėm vizioni botėror monoteist, i cili ėshtė i kuptueshėm, mund t'i posedojė tė gjitha cilėsitė e lartpėrmendura.

BESIMI ISLAM DHE PĖRKRYERJA NJERĖZORE
Ē'ėshtė “besimi”, i cili theksohet nė Islam, referohet nė Kur'an dhe ėshtė objekt studimi. “Besimi” nė fillim referon besimin nė Zot, pastaj besimin nė engjėjt, librat e shenjtė, tė dėrguarit, ringjalljen, etj. A ėshtė besimi nė Islam qėllim pėr njerėzit apo nėnkupton qėllime tjera?
Tė gjitha kėto janė qėllime pėr njerėzit dhe asnjė qėllim ose nocion hyjnor nuk ka tė bėjė me te. Kėto qėllime nėnkuptohen si pėrpjekje njerėzore nė drejtim tė pėrkryerjes.
A ėshtė vetė “besimi” pėrkryerje njerėzore qė ėshtė rekomanduar? A obligohet njeriu “tė besojė” pėr shkak tė efekteve tė mira?
Filozofėt shtrojnė pyetjen kėshtu: “A ėshtė besimi bekim pėr njeriun apo diēka e dobishme?” Ka diferencė mes “besimit” dhe “tė dobishmes”. “Besimi” ėshtė pėrkryerje qė dėshirohet nė vete e jo pėr diēka tjetėr kurse ēdo gjė qė ėshtė e dobishme ėshtė edhe e mirė pėr shkak tė efektit dobiprurės, gjegjėsisht ėshtė prolog i bekimit, por jo besim nė vete.
Gjatė diskutimit rreth Islamit si shkollė ideologjike duhet tė qartėsohet se a ėshtė “besimi” qėllim dhe bekim pa marrė parasysh efektin e tij?
Ne bisedojmė rreth besimit dhe themi se ai jep qetėsi dhe fuqi shpirtėrore kundėr mjerimit, kurse nė shoqėri njerėzit mund t'i besojnė njėri-tjetrit, tregojnė mirėsjellje dhe larnė keqsjelljen.
A ėshtė besimi i mirė pėr shkak tė efektit tė tij apo pėr shkak se lyp pėrkryerjen nė vete? Kėtu vjen nė shprehje pyetja: “Prej ēka pėrbėhet pėrkryerja njerėzore? Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje ėshtė mė e vėshtirė se e tė tjerave. Ne nė botė shpeshherė mund ta dallojmė pėrkryerjen e gjėrave dhe themi: “sa mollė e pėrkryer ėshtė kjo”!, gjegjėsisht mbėshtetemi nė ngjyrėn e saj, shijen, bukurinė dhe formėn. Nėse njė mollė i ka tė gjitha kėto cilėsi, atėherė e quajmė “perfekte”.Shtėpia e pėrkryer lehtė definohet, ashtu edhe kali, mirėpo ėshtė shumė mė vėshtirė tė definohet njeriu i pėrkryer.
 Kėshtu, duhet tė shėrohen aspektet e ndryshme, qė kanė tė bėjnė me te e tė shihet se cili aspekt ėshtė i drejtė, dhe nėse eventualisht nuk mund ta bėjmė njė gjė tė tillė shkencėrisht, atėherė sė paku tė shohim se sa janė aspektet e tilla tė konfirmuara nė Kur'an.
A mund tė thuhet se qenie e pėrkryer ėshtė ajo qė fiton dobi maksimale nga natyra e jashtme?
Njė supozim i tillė ėshtė i gabuar pėr dy shkaqe:
1. Ne nuk i definojmė gjėrat tjera nė kėtė mėnyrė, ngase nuk themi se kali ėshtė i pėrkryer pėr shkak tė dosėrisė, por pėr shkak tė cilėsive tė tij partikulare. Nuk mendojmė se kali ėshtė i pėrkryer pėr shkak tė tė ushqyerit e tepėrt e as qė e quajmė mollėn tė pėrkryer pėr shkak se thithė mė tepėr ajėr, ujė dhe dritė.
2. Ėshtė vėshtirė tė pranohet nė mėnyrė tė vetėdijshme se njeriu mė i pėrkryer ėshtė ai qė ka mė tepėr dobi nga natyra. Kėshtu, njeriu defektiv ėshtė ėshtė ai qė fiton mė pak ose diēka!
T'i krahasojmė dy njerėz: Muavija ka shfrytėzuar dobi maksimale gjatė jetės sė tij tetėdhjetėvjeēare dhe ka qenė udhėheqes i Sirisė afėr dyzet vjet (njėzet vjet si guvernator i fuqishėm dhe njėzet vjet si halif i fuqishėm). Pastaj aty ka qenė edhe Aliu r.a. i cili ka jetuar njė jetė asketike e tė urtė. Urtėsia e tij nėnkuptonte tė jeshė i lirė, gjeneroz, human e tė mos mashtrohet me botėn por zemrėn tėnde t'ua dhurosh gjėrave shpirtėrore. Sidoqoftė, pjesa e tij nga tė dhėnat e kėsaj bote pėrbėhej prej disa pjesėve tė bukės, pra, a duhet ta quajmė “tė pakryer” pėr shkak se ka shfrytėzuar mė pak botėn? Nėse pohojmė kėshtu, atėherė zbulojmė se njeriu ėshtė mė i ulėt se shtazėt sepse ne nuk e vlerėsojmė shtazėn nė bazė tė standardit tė shfrytėzimit tė botės, edhe pse disa i vlerėsojnė
njerėzit nė kėtė mėnyrė.
S'ka njeri qė pranon mohimin e ēdo spiritualiteti deri nė kėtė shkallė!
Kėtu vėrejmė edhe njė ēėshtje tjetėr, gjegjėsisht ate se nėse dobitė apo shfrytėzimet e tilla nuk pėrcaktojnė pėrkryerjen njerėzore nė kėtė botė, atėherė ē'ėshtė puna me botėn tjetėr? Kjo nėnkupton se pėrkryerja e njeriut ėshtė t'i shfrytėzosh e tė kesh dobi prej tė dhėnave tė Zotit.
Sidoqoftė, njė gjė e tillė ėshtė e pamundshme nė kėtė botė dhe pėr kėtė njerėzit luten pėr tė siguruar dobi maksimale nė botėn tjetėr. Kur flasim rreth lutjes sė tillė, Ibn Sina (Avicena) thotė: “Pėr njerėzit e tillė lutja i ngjan punės sė paguar me rrogė, kėshtu qė pa pagesė nuk do tė ketė dėshirė pėr punė”.
Nga aspekti logjik islam, besimi i tillė prezenton lutjen defektive ngase devocioni dhe lutja zbatohen pėr hir tė shpėrblimit nė botėn tjetėr. Ka referime tė shumta rreth kėtij aspekti nga prijėsit:
- “Ata qė luten nga frika, veprojnė si skllevėrit qė frikohen nga zotėrinjtė e tyre”.Nė njė vend tjetėr Aliu (r.a.) thotė: “O Zot, unė nuk tė adhuroj nga frika e zjarrit Tėnd ose nga dėshira pėr tė pėrfituar parajsėn; unė tė adhuroj pėr shkak se Ty tė takon adhurimi”.
Kėshtu, nuk ėshtė e drejtė tė mendohet se pėrkryerja njerėzore varet nga aftėsia e sigurimit tė dobive materiale, maksimale, as tė mohohen vlerat e kėsaj bote e as tė pėrcaktohen dobitė pėr botėn e ardhshme. Ekzistojnė aspekte tė ndryshme materialiste qė nė fund pėrfundojnė me idenė e dobėsisė.
Aspektet shpirtėrore kanė lloje tė ndryshme:
1. Lloji i parė, i cili ėshtė edhe mė i vlefshmi, prezenton aspektin e gnostikėve qė kanė tė bėjnė me “njeriun e pėrkryer”. Aspekti i tyre rrjedh nga fetė e ndryshme dhe inspirohet nga idetė si “Ademi”, “Pejgamberi”, “tė shenjtėt” dhe “njeriu perfekt”.
Mackinioni nė veprėn e tij tė titulluar: “Njeriu i pėrkryer nė Islam” e tė pėrkthyer nė arabisht nga Abdurrahmani, thotė: “Teoria e njeriut tė pėrkryer nuk daton nga trashėgimia helene ngase filozofia greke nuk e ka potencuar ate”.
Nė botėn arabe kėtė temė e kanė prezentuar sufistėt, posarisht Muhjiddin ibn Arabi, kurse pėr te kanė shkruar Abdulkerim Dejlemi, Azizuddin Nesef dhe poeti sufist Sejjid Muhammed Burgai. Gnostikėt kanė pasqyrė tė qartė rreth pėrkryerjes sė njeriut dhe njeriut tė pėrkryer, tė cilėn edhe pse nuk e pranojnė tė gjithė, pėrsėri e ofrojnė me vendim tė plotė.
Ata besojnė se e vėrteta ėshtė njė dhe se ajo ėshtė Zoti, kurse gjėrat tjera janė hijet e sė vėrtetės. Sipas mendimit tė tyre, ēdo gjė ėshtė atribut i Zotit dhe nėse vdesim pa e njohur tė vėrtetėn, atėherė do tė vdesim nė tradhti, injorancė, errėsirė dhe pavetėdije absolute.
Njeriu ėshtė i pėrkryer kur e kupton dhe e pėrfiton tė vėrtetėn. Ata mendojnė se ėshtė e pamundshme tė shfaqet Zoti nė njeriun e as qė lejohet njė gjė e tillė. Pėr ta inkarnimi ėshtė dualizėm, kurse pėrfitimi i tė vėrtetės ose Zoti nėnkupton humbjen e identitetit nė Te dhe nė kėtė rast jo vetėm qė e kupton njeriu plotėsisht tė vėrtetėn, por edhe e njeh vetveten. Zoti ėshtė e vetmja e vėrtetė dhe se ēdo gjė tjetėr ėshtė manifestim i saj. Ky ėshtė kuptimi i frazės: “tė afruarit ndaj Zotit”. Pastaj ata pranojnė fazat e “afrimit” nė mėnyrė sukcesive sepse ekzistojnė shkallė tė gnosticizmit para se tė arrihet e vėrteta. Ai qė nuk e pėrfiton ėshtė i papėrlyer kurse humaniteti i njeriut pėrbėhet prej njohjes edhe pėrfitimit tė sė vėrtetės.
Dashuria, ndjenja dhe afėrsia ndihmojnė pėrparimin kah Zoti dhe e vėrteta. Rruga e arritjes deri tek Ai kalon nėpėr zemėr e jo nėpėr intelekt e filozofi.
Ēdo pėrkryerje tjetėr pason nga kjo pėrkryerje dhe pėr kėtė edhe resoni mund tė konsiderohet pėrkryerje.
A ėshtė asketizmi pėrkryerje?
Ata do tė thonė po, sepse ėshtė kusht pėr ta ndjekur kėtė rrugė. Tė tilla janė edhe cilėsitė tjera si ndihma, udhėzimi, qė konsiderohen tė mira morale.
2. Filozofėt idealistė kanė mendim tė ndryshėm nga ai i gnostikėve sepse mendojnė se pėrkryerja njerėzore varet prej dy gjėrave: nga njohja e fakteve dhe nga urtėsia. Gnostikėt pėrqėndrohen nė tė vėrtetėn, kurse filozofėt e vlerėsojnė urtėsinė qė nėnkupton tė kuptuarit e realitetit tė gjėrave dhe qenies ashtu siē janė, p.sh. cilėsia e mollės ka tė bėjė me shkencėn e jo me urtėsinė, po thjesht njohja e shtėpisė ose qytetit si njė tėrėsi e plotė ndryshon nga njohja pjesore.
I urti mendon se pėrkryerja njerėzore ėshtė konteksti i pėrgjithshėm i njohjes shkencore e precize tė gjithėsisė. Bota e tij subjektive ėshtė shkencore e intelektuale dhe korrespondon me botėn objektive, p.sh.nė botėn objektive ekzistojnė Zoti, rregulli i Tij universal, material dhe jomaterial. Gjithashtu edhe nė botėn shkencore e intelektuale kėto gjėra patjetėr ekzistojnė. Pėr ta pra, njeriu i pėrkryer obligohet ta njohė urtėsinė. Ne mund tė diskutojmė rreth argumentit dhe dukjes sė urtėsisė por jo edhe rreth origjinės dhe parimit tė saj. Nė Kur'an gjithashtu thuhet:
“Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, por pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton askush”. (1:269).
I urti pėrpos urtėsisė pranon edhe drejtėsinė si rekuizit tė pėkryerjes, gjegjėsisht drejtėsinė morale prej tė cilės varet drejtėsia shoqėrore. Kjo nėnkupton ate se duhet tė ekzistojė ekuilibėr mes fuqive tė njeriut dhe instinkteve qė udhėzohen nga fuqia intelektuale. Me fjalė tė tjera, intelekti patjetėr tė dominojė mbi tė gjitha apetitet, pasionet dhe imagjinatat ashtu qė t'u jepet mundėsia tė funksionojnė nė mėnyrė moderative.
Nė terminologjinė e tė urtit ajo qė ka tė bėjė me urtėsinė quhet “intelekt spekulativ” kurse ajo qė ka tė bėjė me drejtėsinė quhet “intelekt praktik”.
Pyetja qė u shtrua reth “besimit” mund tė pėrsėritet nė lidhje me urtėsinė. A prezenton urtėsia pėr njeriun qėllim ose die? A ėshtė dituria qėllim ose ide nė vete apo tė dyja? A ėshtė dituria pėrkryerje njerėzore! Nėse ėshtė, atėherė ajo ėshtė dobiprurėse e nėse nuk ka dobi atėherė ėshtė e pavlefshme, gjegjėsisht sa mė shumė tė jetė dobiprurėse aq mė mirė do tė jetė.
3. Pėrkryerja njerėzore mbėshtetet nė sentimente, gjegjėsisht nė dashuri. Ky ėshtė mendim etik qė thotė se sa mė shumė ndjenja tė ketė njeriu ndaj tė tjerėve, aq mė i pėrkryer do tė jetė, e nėse ato ndjenja janė tė pakta, atėherė ai ėshtė i papėrkryer.
Baza e devijimi moral qėndron nė egoizėm dhe sa mė shumė e ērrėnjosė egoizmin dhe tregon dashuri ndaj tė tjerėve, aq mė i pėrkryer ėshtė. Kėtė ēėshtje e kanė potencuar edhe hindusėt, posaēėrisht Gandi nė librin e tij tė titulluar: “Ky ėshtė besimi im” (This is my faith). Hindusėt pėrqėndrohen nė tė vėrtetėn dhe nė dashuri si dhe e kritikojnė qytetrimin perėndimor qė i mohon kėto dy gjėra.
4. Pėrkryerje njerėzore ėshtė bukuria. Natyrisht ky aspekt nuk referon vetėm bukurinė fizike por mė tepėr mbėshtetet nė bukurinė shpirtėrore. Gjėrat artistike tregojnė shpirt artistik qė krijon gjėra tė bukura.
5. Aspekti perėndimor mbizotėrues ėshtė materialist dhe nėnkupton atė se pėrkryerja njerėzore varet nga fuqia, gjegjėsisht njeriu sa mė i fuqishėm tė jetė dhe sa mė tepėr tė dominojė nė rrethin e tij, aq mė i pėrkryer bėhet. Teoria e Darvinit rreth evolucionit reflekton kėtė ide. Sipas kriterit tė Darvinit, qenia e pėrkryer duhet tė jetė mjaft e fuqishme pėr ta mbrojtur veten dhe pėr ta mėnjanuar rivalin nėse dėshiron tė jetojė. Darvini ėshtė kritikuar pėr parimin e jetesės qė ka tė bėjė me moralitetin e shkatėrruar.
Disa njerėz nga Perėndimi pohojnė se kanė zbuluar diturinė qė ėshtdobiprurėse pėr njerėzinė, e bėn mė tė fuqishme dhe mbizotėron natyrėn.
Kėshtu, ata zhvilluan shkencėn empirike pėr ta pėrdorur si instrument nė zhvillimin e qytetėrimit dhe teknologjisė.
Kjo ide i ka pasur vlerat e veta mirėpo ata kanė bėrė aq ekscese saqė kanė sjellė mė tepėr dėm sesa dobi. Ata e kanė injoruar sakralitetin e urtėsisė, tė vėrtetės, dashurisė dhe besimit, gjegjėsishtsakralitetin e gjėrave nė tė cilat kanė besuar njerėzit mė parė. Pėr ta, ēdo gjė plotėson fuqinė dhe kėshtu u pėrpoqėn ta ndryshojnė kursin e pėrparimin njerėzor. Prej atėherė, njerėzimi orvatet tė ndahet nga besimi nė spiritualitet dhe nėse theksojnė spiritualitetin, veprojnė nė tė kundėrtėn.
Filozofia e Niēes ėshtė kritikuar pėr shkak se ishte tepėr ekstravagante. Sidoqoftė, ai ishte i sinqertė dhe zemėrēelur. Konkludimi i tij logjik (dhe i rrugės intelektuale tė Bekonit qė pėrcillej), ishte tė vendoset shkenca nė shėrbim tė fuqisė dhe tė pranohet pėrkryerja njerėzore vetėm me fuqi.

PĖRMBLEDHJA E MONOTEIZMIT ISLAM

Si ėshtė aspekti i Islamit ndaj pėrkryerjes njerėzore? Kur shkolla ideologjike dėshiron tė formojė vazhdimėsi, atėherė patjetėr ta pėrgatitė udhėheqjen dhe ta forcojė rezolucionin e vazhdimėsisė, qė ėshtė qėllim i tyre e qė kėrkohet prej tyre tė pėrcillet.
Qėllimi i Islamit ėshtė i njėjtė me qėllimin e vėrtetė tė muslimanit. Konceptualizimi i njeriut tė pėrkryer nė realitet ėshtė diskutim rreth idealit burimor dhe ideologjisė sė Islamit.Aspektet e ndryshme qė kanė tė bėjnė me pėrkryerjen njerėzore dhe qenien e pėrkryer pak mė parė u diskutuan kurse tash do tė bėjmė njė pėrmbledhje tė tyre:Sipas gnostikėve e vėrteta ėshtė bazė e ēdo gjėje.
E vėrteta ėshtė esenca e Zotit kurse manifestimi i Tij ėshtė forma e gjėrave dhe qenieve. Njeriu gjithashtu sa mė shumė i afrohet Atij, aq mė i pėrkryer bėhet. Ēdo gjė pėrpos sė vrtetės, qė ėshtė Zoti, ėshtė hija e Tij, ngase ėshtė realitet nė vete. Zoti ėshtė absolut, askush nuk mund t'i bėhet rival e as tė krahasohet me Tė. Ata pranojnė gjithashtu se njeriu mund tė njėsohet me Zotin ose siē thonė ata, mund tė shkrihet nė thelbin e Tij.
Njeriu ėshtė qenie e ndarė nga Origjinatori i tij, dhe kėshtu pėrkryerja dhe lumturia varen nga rikthimi nė origjinėn e tij, gjegjėsisht nė esencėn e Zotit.
Ata gjithashtu ofrojnė mėnyra dhe ide pėr ta pėrfituar kėtė qėllim, eventualisht nėpėrmjet gjithė esencės sė njeriut, ose konkretisht nėpėrmes zemrės sė tij dhe ndryshimeve e transformimeve tė saj, tė cilat me ērrėnjosjen e pengesave e arrijnė unitetin e pėrkryer. Idetė e tyre pėrbėhen prej dashurisė, lutjes dhe pastrimit tė vetes.
Filozofėt idealistė mendojnė krejtėsisht ndryshe, ngase sipas tyre thelbi i njeriut ėshtė intelekti kurse gjėrat tjera janė sekondare. Pėrkryerja e fuqisė intelektuale ka dy aspekte: aspekti spekulativ dhe ai praktik. Aspekti spekulativ ose teorik ėshtė urtėsia, e cila nėnkupton ate se e gjithė esenca duhet tė udhėzohet nė bazė tė intelektit e jo nė bazė tė instinktit ose fuqive tjera. Sipas Platonit, “Teoria e shtetit” ka tė bėjė me utopinė ku filozofėt bėhen udhėheqės e udhėheqėsit filozofė. Kjo teori zbatohet edhe nė individėt sepse thuhet se njeriu ėshtė i lumtur kur nė esencėn e tij mbizotėron filozofia. Pėr ta, tė pėrfituarit e tė vėrtetės nuk vjen parasysh; ata pėrqėndrohen nė mendje dhe nė refleks e jo nė zemėr dhe nė shpirt. Rruga e arritjes sė qėllimit ėshtė intelekti, logjika dhe kuptimi.
Njė grup tjetėr mendon se dashuria ėshtė pėrkryerje e njeriut, gjė qė nėnkupton tė harrosh veten e t'i duash tė tjerėt ashtu qė tė mos ekzistojė kufi mes teje dhe tė tjerėve, dhe kur bėhet fjalė pėr zgjedhjen, atėherė u jepet pėrparėsi tė tjerėve. Qenia, e cila i ka zhvilluar ndjenjat fisnike deri nė fund, konsiderohet qenie e pėrkryer.
Njė shkollė tjetėr ideologjike konsideron bukurinė si esencė tė pėrkryerjes njerėzore dhe jo vetėm bukurinė fizike por edhe bukurinė shpirtėrore dhe moralin e lartė. Kjo ėshtė ideja thelbėsore e shkollės sokratike. Ata pohojnė se e vėrteta ėshtė e bukur pėr shkak se ėshtė e bukur. Termi “i mirė” zbatohet pėr shqisat dhe intelektin. Dituria ėshtė pėrkryerje pėr shkak se ėshtė e bukur dhe e kundėrta, injorancashtė e urrejtur, pastaj edhe fuqia me dobėsinė janė nė kategori tė njėjtė.
Nė etikėn sokratike ēdo gjė bazohet nė bukurinė intelektuale ose nė urrejtje. Poezia, arti dhe ideja origjinale krijojnė bukurinė, kurse krijuesi i bukurisė duhet tė jetė patjetėr vetė i bukur qė tė mund ta krijojė bukurinė. Vetėm shpirti i bukur komponon poemė tė bukur ose vizaton pikturė tė bukur.
Ka njė tregim rreth njė mbreti haxharian, i cili shkruan njė varg tė strofės por nuk ka mundur edhe tė dytin. Kėshtu, ka kėrkuar ndihmė prej poetėve tjerė, derisa njėri prej tyre e ka plotėsuar me njė varg qė konsiderohej si mė i mirė.
Vargu i parė ishte kėshtu:
- “Askush s'ka pa bukuri si tė Jusufit”.
Kurse vargu i dytė:
- “Po Ai, i cili krijoi Jusufin ka bukuri tė vėrtetė”.
Kjo ėshtė e vėrtetė ngase vetėm krijuesi i bukur mund tė krijojė bukurinė nė krijesat e tij.
Tash tė shohim se ē'mendon Islami rreth kėtyre ēėshtjeve.
A e pranon Islami ēėshtjen se “e vėrteta” ėshtė gjė e pėrkryer?
Ne s'mund ta pranojmė mendimin e gnostikėve sepse nė Islam Zoti nuk ėshtė Krijues nė kuptim tė tė atit, i cili ėshtė i aftė tė lindė qenie tjera. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė ēka do t'ishte ai pas kompletimit tė krijimit? A ėshtė Ai si i ati qė ka fėmijė, apo ėshtė pėrgatitės i jetės sė krijesave apo siē pohonte Aristoteli, motivi i parė i fuqisė?
Logjika islame rreth Zotit ėshtė mė e lartė se kjo sepse s'ka gjė qė mund tė krahasohet me Te. Nėse ėshtė realitet, atėherė tė tjerėt janė “mirazh” ose “hije”. Nė Kur'an thuhet: “Zoti ėshtė drita e qiejve dhe e tokės”. (24:35), dmth. Ai ėshtė ashtu siē ėshtė, kurse gjėrat tjera i takojnė Atij. Nė citatet tjera tė Kur'anit theksohet se Ai ėshtė “e vėrteta absolute”.
Nė Kur'an thuhet:
“Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė.” (41:53)
Nė realitet nėse ndokush beson nė Zot, atėherė asgjė nuk mund tė krahasohet me te (besimin) ngase gjėrat tjera janė tė pavlefshme.
Sa'di e thekson shumė bukur kėtė ide nė pėrmbledhjen e tij poetike “Bustan”.
“Mėnyra e intelektit ėshtė e mahnitshme;
Po, urtėsi ėshtė se s'ka tjetėr pos Zotit”.
Kur e sqaron ēėshtjen e hiēit, ai thotė:
“Kjo mund t'i thuhet njohėsit tė tė vėrtetės,kurse njerėzit e pandehur do ta qortojnė,duke thėnė se ēka janė qielli dhe toka?
Kush janė qeniet njerėzore, shtazėt dhe djajt?"
Pastaj pėrgjigjet duke thėnė se ato nuk janė tė kota:
“Ti, o shoku im i urtė, mirė ke pyeturdhe unė do t'i pėrgjigjem intelektit tėnd konfirmues;
Dielli, deti, kodrat dhe qiejt,qeniet njerėzore, djajt, xhinėt dhe engjėjt,Sidoqofshin, ata janė tė paaftėtė flasin pėr ekzistencėn para esencės sė Tij.”
Nėse Ai ekziston atėherė gjėrat tjera janė asgjė. Kur njeriu e njeh Zotin atėherė ėshtė e pamundshme tė kthehet nė ndonjė anė tjetėr ose tė kėrkojė ndonjė qėllim tjetėr. Kėshtu, besimi nė Islam ėshtė mė i lartė se ēdo krahasim tjetėr me Zotin, tė vėrtetėn dhe realitetin!
A ėshtė urtėsia, tė cilėn e potencojnė tė urtit, e vlefshme nė Islam? Parimi i urtėsisė, qė do tė thotė tė njohurit e fakteve ashtu siē janė, pranohet nė Islam. Kur'ani thotė:
“Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, e pėrveē tė menēurve, kėtė nuk e kupton kush.” (2:269).
Si mund ta interpretojmė kėtė ajet? Urtėsia quhet mirėsi njerėzore dhe pėrafėrsisht ėshtė ekuivalent i pėrkryerjes e jo vetėm e dobishme.
Edhe drejtėsia ėshtė e tillė, gjegjėsisht drejtėsia shoqėrore. Natyrisht, drejtėsia shoqėrore ka tė bėjė me drejtėsinė morale tpėrkryerjes sė individėve. Islami pranon moderacionin mes fuqisė dhe instinktit, ndėrsa refuzon ekstravagancėn. Ai pranon pėrpos udhėzimit tė intelektit edhe tė besuarit. Islami konsideron fuqitė e njeriut mė tė larta se ato filozofike ngase filozofia e kombinuar me besim mund tė veprojė si udhėzues.
Sa i pėrket “dashurisė” nė Islam mund tė thuhet vetėm kjo: “Nė njė kapitull tė librit “Kindnesses and Mutual Affections”, thuhet se Muhammedi a.s. i ka pyetur shokėt e vet: “Cili besim ėshtė mė i fuqishėm?” Ēdonjėri prej tyre ka dhėnė pėrgjigje tė ndryshme. Njėri prej tyre tha “namazi”, tjetri “agjėrimi”, kurse i treti “haxhxhi”...Ai tha: “Atė qė e thoni ėshtė e vėrtetė, por asnjėri nuk ėshtė mė i fuqishmi”. Ata e pyetėn: “Cili ėshtė pra?” Ai u pėrgjigj: “T'i duash tė tjerėt pėr hir tė Zotit”.
Cilat ēėshtje janė parėsore e cilat dytėsore?
Gjithashtu ekziston edhe ēėshtja e “adhurimit”. Nė Kur'an thuhet: “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė”. (51:56).
Pra, adhurimi prezentohet si qėllim. Ndoshta ka disa qė nuk e pranojnė kėtė, por ne diskutuam mė parė rreth mendimit qė e pėrmban dobinė materiale, mohon pėrkryerjen njerėzore dhe ekzistimin e qenieve tė pėrkryera. Ata mendojnė se ēdo gjė vlen, bile edhe dituria, aq sa ėshtė nė dobi tė njerėzve.
Natyrisht, ky ishte mendimi njerėzor prej kohės sė Bekonit. Meqė shoqėria ka pėrparuar, atėherė cila shoqėri sot ėshtė mė e pėrkryer? Ajo qė ėshtė mė afėr realitetit apo besimit? Apo ajo qė ka mė tepėr urtėsi e drejtėsi apo dashuri?
Ata thonė: “Jo, ajo ėshtė shoqėria qė siguron mė tepėr dobi, teknikė, shkencė ose ēdo gjė qė siguron jetė mė tė mirė dhe dobi mė tė mėdha materiale.” Kėto dobi, sipas tyre, duhet tė sigurohen aq sa ta mbrojnė shėndetin trupor dhe zhvillimin si dhe t'i kėnaqin epshet e apetitet, gjegjėsisht ashtu siē ndodhė me kafshėt dhe bimėt.
kėshtu, sipas tyre, s'ka pėrkryerje njerėzore pas pėrkryerjes animale dhe vegjetariane. Shkenca ėshtė pėr njeriun ashtu siē ėshtė briri pėr kafshėn, gjegjėsisht armė pėr jetesė.
Tash tė shohim se pėr ēka ėshtė adhurimi!
Kėtu ekzistojnė dy mėnyra eksplikuese. Pėr popullin e rėndomtė adhurimi ėshtė pėr tė fituar shpėrblim mė tė mirė prej Zotit nė botėn e ardhshme, sepse shpėrblimet e kėsaj bote janė tė kufizuara. Kėshtu, adhurimi ofron shpresa pėr kompensime mė tė mėdha nė jetėn tjetėr, si hurijet, pallatet e parajsės, ėmbėlsirat, frytet dhe pijet e kėndshme.
Pėrkryerja e tillė ėshtė vetėm animale, edhe pse ka tė bėjė me jetėn nė botėn tjetėr. Adhurimi mund tė ketė domethėnie tjetėr, jo adhurim skllavėror por adhurim fisnik. Nadhurimin fisnik nuk lypet sigurimi i dobive e as lirimi nga kėnaqėsitė fizike e materiale.
Ky adhurim qėndron mbi apetitet animale, zbatohet pėr hir tė dashurisė, ndjenjave dhe vullnetit tė lirė. Vetėm nė kėtė mėnyrė adhurimi shndėrrohet nė ekuivalent tė dashurisė sė tė vėrtetės kurse Zoti, nė kėtė rast, nuk do tė jetė qėllim i jetės sė kėsaj bote ose tė tjetrės, por do tė jetė vetė e vėrteta dhe realitet i vėrtetė. Ky lloj adhurimi ka pozitė tė lartė sepse nuk ėshtė ide po qėllim nė vete.
Kėshtu, ekzistojnė shkallė tė ndryshme tė adhurimit: adhurimi pr kėnaqjen e epsheve animale nė botėn tjetėr konsiderohet njė lloj i pėrkryerjes nė krahasim me mungesėn e adhurimit dhe lidhshmėrisė pozitive me gjėrat materiale. Pėr kėtė, tė kėrkuarit diēka permanente nga Zoti ėshtė nė kundėrshtim me egoizmin dhe sensualitetin transitiv tė kėsaj bote.
Ky lloj adhurimi ėshtė mė i ulėt se ai i adhurimit tė pastėr, qė zbatohet pėr hir tė vetvetes. Pra, adhurimi varet prej besimit, kurse besimi prej tė vėrtetės.
Islami i thėrret njerėzit nė urtėsi, drejtėsi, dashuri dhe bukuri! Cili prej tyre ėshtė qėllimi kryesor? A janė tė barabartė apo njėri prej tyre ėshtė themelor kurse tė tjerėt plotėsues?
Ne mendojmė se qėllimi ėshtė e vėrteta, konkretisht Zoti, dhe se monoteizmi islam mund ta ketė vetėm kėtė domethėnie. Nėse Islami ofron qėllime tjera si; parajsa, apo ikja nga ferri, atėherė kėto kanė vlerė sekondare.
Urtėsia nė vete nuk ėshtė qėllim, por mjet pėr ta arritur tė vėrtetėn.
Drejtėsia gjithashtu ėshtė e mirė pėr ta kontrolluar animalitetin e shpirtit human dhe pėr tė larguar barrierat artificiale nga rruga e sė vėrtetės.Dashuria gjithashtu ndihmon pėr arritjen e tė vėrtetės.
Mbetet besimi qė mund tė konsiderohet si qėllim nė Islam, por a ėshtė i vlefshėm pėr shkak tė efekteve tė tij nė zhdukjen e brengave, kontrollimin e agresionit dhe krijimin e shpresės?
Besimi nė Zot ėshtė qėllim nė vete!
Efektet e besimit, qė janė tė shumta, e lidhin njeriun me Zotin dhe se kjo lidhje, sipas aspektit islam, prezenton pėrkryerjen.

PĖRMBAJTJA FJALA E BOTUESIT
QĖLLIMI I KRIJIMIT
BAZAT E ETIKĖS INDIVIDUALE DHE SHOQĖRORE
BESIMI, SHKOLLAT IDEOLOGJIKE DHE VIZIONI I BOTĖS
BESIMI ISLAM DHE PĖRKRYERJA NJERĖZORE
PĖRMBLEDHJA E MONOTEIZMIT ISLAM
PĖRMBAJTJA
Kur'an, sure “El-Insan”, ajeti 3: “Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė, e ai do tė jetė: mirėnjohės ose pėrbuzės”. (76:3)
Kur'an, 51:56
Kur'an, 23:115
Kur'an, 6:79
Kur'an, 6:163
Kur'an, 57:25
Kur'an, 42:11
Kur'an, 20:8: “Atij i takojnė emrat mė tė bukur”, “All-llahut i takon shembulli mė i lartė”, (16:60)
Kur'an, 35:43: “Nuk do tė gjeni nė ligjin e Zotit ndryshime”.
Kur'an, 13:28.
Kur'an, 20:14.
Kur'an, 29:45.
Kur'an, 62:1, 13:15;
Nehxhul-Belaga, urtėsia 229: “Disa e adhurojnė Zotin pėr hir tė dėshirave tė tyre, dhe adhurimi i tillė i takon tregtarit; disa e adhurojnė nga frika, dhe adhurimi i tillė ėshtė i skllevėrve; disa e adhurojnė pa shpėrblim dhe adhurimi i tillė ėshtė i fisnikėve”.
MURTEDA MUTAHHARI
                                                                                                                                                          Libraria