libraria

ALI SHERIATI

 

 

ZERO TĖ PANUMĖRTA PARA NJĖSH-it

 

Titulli i origjinalit:

Zek, Cilū[ tā bī nihāzet S’efrhā

 

Nė turqishte:

Bir qnünde sonsuy saz¢da s¢f¢rlar

 

Pėrktheu dhe pėrshtati:
Metin Izeti

 

Lektor:

Fatmire Ajdini – Hoxha

 

Korrektor:

Liljana Jajaga – Meshiq

SHERIATI, Ali

Zero tė panumėrta para njėshit / Ali Sheriati : [pėrktheu Metin Izeti].

 

ALI SHERIATI

 

ZERO TĖ PANUMĖRTA PARA NJĖSH-it

 

 

 

 

Intelektualėt muslimanė tė cilėt janė tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e tyre, duhet ta ngrenė veten nė artin e tė folurit tė brendshėm:

Intelektualė tė botės, vėllezėr muslimanė, bashkėsi tė shoqėrive qytetare, gra, fshatarė, fėmijė tanė.

Pra ky ėshtė njė thellim ku vendoset njė relacion mendor sipas botėkuptimit fėmijėror; ky ėshtė njė thellim ku sipas botėkuptimit tė tė mėdhenjve, tė cilėt dinė tė mbajnė nė dorė penėn, pėrcillet ky mendim dhe jepen kahe pėr fillimin e kėsaj rruge.

Me emrin e All-llhut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

FĖMIJĖT TANĖ KUPTOJNĖ

Kur personi ėshtė i vobektė edhe tė mirat nuk i duken, ndėrsa ata qė janė tė fuqishėm, ata qė kanė ar(flori) "tė kėqijat" e tyre duken si "art", "fjalėt e pakuptimta tė tyre" dėgjohen si "fjalė me rėndėsi", ndėrhyrjet e tyre tė palogjikshme dhe tė bezdisura kuptohen si filozofi, shkencė, fe, mahitė e ftohta dhe tė mėrzitshme tė tyre" dėgjohen dhe nė to qeshet pa masė.

Edhe shoqėritė janė tė tilla

Kur ne muslimanėt kishim pasuri dhe ishim tė fuqishėm, profesorėt e universiteteve tė Spanjės e Italisė si dhe filozofėt dhe shkencėtarėt evropianė nė ligjėratat e tyre me dėshirė qė t'u pėrngjasojnė Ibn Sinasė, Raziut dhe Gazaliut i vishnin xhubbet dhe pelerinat e dijetarėve tanė fetarė.

Tash, profesorėt e unviersiteteve tona rrobat tė cilat i veshin nė ceremonialet e ndryshme i marrin prej Perėndimit. Ata mundohen t'i imitojnė Kantin, Dekartin e me kėtė marrin pamjen e profesorėve tė universiteteve franceze, angleze, italiane e spanjolle.

Zejtarėt e krishterė, kur dėshironin t'ua mbyllin sytė blerėsve nė tregjet e Evropės mbi prodhimet e tyre shtypnin shenjėn "All-llah". Pra kjo ėshtė vepėr e Belhit, Buharės, Tisit, Rejit, Bagdadit, Damaskut, Egjiptit, Stambollit, Granadės, Kordovės, Andaluzisė, kėta bile edhe mbi kryqat e venin kėtė shenjė.

Gjatė kryqėzatave ata bėnė gjenocid mbi ne, ndėrsa ne e masakronim njėri-tjetrin. Krishterėt dhe hebrenjtė u bashkuan, kurse muslimanėt u ndanė nė qindra grupe. Suniti masakroi shiitin, shiiti masakroi sunitin, turku masakroi iranianin, iraniani masakroi arabin, arabi masakroi berberin, berberi tatarin e kėshtu me radhė. Nė tė njėjtėn kohė nė mes tyre lindėn mosmarrėveshjet, armiqėsitė, mendimet e prishuara, luftėrat... tė bazuara nė nocionet si: i lartė, krenar, kokulur, shejh, sufi, i prapambetur, pėrparimtar... etj.

Vėndo para vetes hartėn e botės. Tėrhiqe njė vijė tė drejtė prej Gjirit Persik drejt Spanjės, prej aty tėrhiq njė tjetėr drejt Kinės, pra ky trekėndėsh ishte "Atdheu Islam": njė shoqėri, njė besim, njė libėr.

Kurse tash?

Muslimanėt e njė mez'hebi, njė gjuhe, njė vendi, tė tubuar nė njė xhami falin namazin nė shtatė mėnyra.

Filluan luftėrat e shtatėdhjetė e dy shoqėrive nė mes vėllezėrve. Tė gjitha shoqėritė u larguan prej Islamit, u kthyen kundėr eshtrave tė kalbura, kundėr vendbanimeve tė lashta, kundėr legjendave tė vdekura,...

E harruan "Zotin" e nė vend tė tij vunė "Tokėn".

Kokat tona ua bashkangjitėn lojėrave tė dheut, lojėrave tė gjakut, ndarjes nė grupe, ndarjes nė shoqėri, luftėrave tė pakuptimta e mendimeve tė pabaza.

Na vunė nė gjumė me ninullat e tyre; edhe Perėndimi si mongolėt "Erdhėn, dogjėn, plaēkitėn,..."

Por, nuk u larguan

Kurse ne, ose e kishim kokėn e lidhur nė vete e nuk deshtėm ta shohim kėtė, ose e kishim sulmuar njėri-tjetrin kėshtu qė nuk e pamė kėtė.

Krejtėsisht ishim kthyer nė periudhėn e injorancės, kishim rėnė pas varreve tė lashta, nuk ekzistonim, prandaj nuk e pamė.

Ata u zgjuan, e ne fjetėm. Krishterėt e hebrenjtė u bashkuan e ne qindra grupe u bėmė. Ata u pasuruan e u forcuan, kurse ne u varfėruam dhe u dobėsuam.

Kurse gjendja jonė;

Njė grup yni i vazhdonte mosmarrėveshjet e vjetra dhe nuk shihte se ē'bėhej nė fytyrė tė tokės.

Njė grup tjetėr i cili nuk dinte se nė dorė tė kujt ėshtė bota, ėshtė ulur dhe si majmun vėshtron zotėrinjtė e vet dhe i imiton nė ēdo pikėpamje.

Sipas tyre vetėm tė Perėndimit janė njerėz, vetėm ata meritojnė nderim e respekt. Pse? Perėndimi ka pasuri, ka fuqi.

Ne jemi bėrė tė varfėr, edhe tė mirat tona janė zhvlerėsuar, tė kėqijat e atyre qė kanė para e pasuri janė shndėrruar nė art.

Ata dėshirojnė tė na bėjnė tė gjithėve majmunė si: profesorėt tanė, poetėt tanė, tė parėt tanė, artistėt tanė, filozofėt, gratė, burrat, jetėn, qytetet, familjet, fėmijėt tanė...

Ata frikohen vetėm prej njė gjėje, qė ne tė mos i "imitojmė".

Si mundet qė ata tė mos mundemi t'i imitojmė? Kjo ėshtė e mundur derisa "ta kuptojmė" vetveten.

Ata, frikohen vetėm qė ne "tė mos i kuptojmė". Ata nuk frikohen prej trupit tėnd pa marrė parasysh se je i fuqishėm. Nuk mund tė jesh mė i madh se lopa qė tė tė mjelin, nuk mund tė jesh mė i fuqishėm se gomari tė tė ngarkojnė, nuk mundesh tė jeshė mė i shpejtė se kali qė tė tė shalojnė.

Ata frikohen prej "tė menduarit" tėnd.

Ata mund tė mendojnė qė pėrparimtarėt tė mendojnė gjėra tė kota, edhe fėmijėt duhet tė edukohen nė kėtė mėnyrė, pėr ate qė do ta mėsojnė assesi tė mos mendojnė, tė bėhen fėmijė tė pastėr, tė shėndoshė, tė lumtur, tė buzėqeshur, tė mosefusin kokėn kudo...

Na falni!

Ē'tė bėjnė? Duhet t'i hyjnė njė pune tė tillė ku trurin prej kokės ta transferojnė tek sytė. Si? Nėpėrmjet njė metode mjaft tė re amerikane: Perceptimit.

Kjo do tė thotė vetėm sytė tė tė punojnė. Kjo do tė thotė vetėm veshėt tė tė punojnė. A thua vallė pse? Pėr tė kuptuar atė qė fshehin, pėr tė kuptuar punėt qė ata i bėjnė ndėr mbulesa dhe pa nxjerrė zė.

E gjithė ajo qė ata e sjellin dhe e marrin bėhet "fshehtas dhe pa zė".

Fėmijėt tanė e shohin si dhe e dėgjojnė zėrin e butė tė kėmbėve tė maces sė zezė vjedhacake e cila ngjitet nėpėr mur dhe hyn nėpėr dritare. Pra fėmijėt tanė "kuptojnė". A nuk e shihni zjarrin e shkrepėses e cila gjendet nė sytė e kėtyre fėmijėve tė mprehtė e kėmbėzbathur tė shkretėtirės?

Po, fėmijėt tanė ēdo gjė kuptojnė.

Dynjanė, ahiretin, ēdo gjė nė dynja, lėvizjen e ēdo gjėje, tė pakuptimtėn, tė kuptuarėn, ahiretin, tė qenurit pėr vete, tė qenurit pėr shoqėrinė, tė qenurit pėr Zot bile edhe shehadetin (dėshminė)...

"Tė bėrit Njė,

bile edhe zerot

e panumėrta

para

Njė-shit.

 

Ali Sheriati

Njė paska

Njė s'paska

Pėrveē "All-llahut"

Asgjė nuk paska

Askush nuk paska

All-llahu i vetėm paska qenė

All-llahu dashės paska qenė

All-llahu paska vėshtruar

All-llahu tė bukurėn e paska dashtė

All-llahu tė mirėn e paska dashtė

All-llahu tė maturėn e paska dashtė

All-llahu heshtjen nuk e paska dashtė

All-llahu pasivitetin nuk e paska dashtė

All-llahu "asgjėnė" nuk e paska dashtė,

All-llahu "tė mosqenurit" nuk e paska dashtė,

All-llahu "krijues" paska qenė,

A mundej "tė mos krijonte"

Menjėherė krijoi retė,

Ia la gjithėsisė "tė mosqenurit",

retė e krijuara prej "thėrrmijave",

Ēdo thėrrmi:

Njė univers i vogėl; emri i tij: Atom

Mu nė mes njė diell,

Rreth tij, njė yll, yje, fluturojnė e rrotullohen

(Njė Qabe, rreth saj ithtarėt nė rrotullim).

k
k k

Retė lėvizjes ia filluan,

I fuqishėm, i ndritshėm, nė zierje, nė lumturi,

Si tym,

Si pluhur,

Si rreth,

Si enė e varur e zjarrit:

Njė atom i madh, emri i tij: Univers

Mu nė mes njė diell,

Rreth tij, njė yll, yje, fluturojnė, rrotullohen.

(Rreth njė Qabeje, ithtarėt nė rrotullim! Prej Gurit tė zi drejt Gurit tė zi).

k
k k

Jeta u zhvillua,

Bimėt:

Prej algave tė vogla deri nė drurėt gjigantė,

Shtazėt:

Prej mikrobeve deri tek mamutėt,

Nė fund njeriu:

Tė kėqijtė e tė mirėt,

Tė mirėt, mė tė mirė prej tė gjitha tė mirave,

Tė kėqijtė mė tė kėqij prej tė gjitha tė kėqijave:

Tė kėqijtė si Shejtani,

Tė mirėt si All-llahu

k
k k

Jeta, "njė thėrrmijė me shpirt" njė "bėrthamė",

Njė bėrthamė bime:

Nė tokė gjelbėrohet, kalbet, zhvillohet, bėhet fidan,

pipėton, ēel degėn e gjethin, jep lule e fryt, vjetėrohet,

thahet, vdes, bėhet dhe,

Prej saj pėrsėri mbetet bėrthama, si nė ditėn e parė,

Njė vezė e shtazės:

pjellė, foshnjė, i ri, i rritur, i pjekur, i vjetėr,

vdekje,

Jeta zhvillohet:

Njė bėrthamė bime, njė vezė shtaze,

 

 

Prej mėngjesit tė lindjes deri nė mbrėmjen e vdekjes,

lėvizje gjatė tėrė jetės, zierje, orvatje, brenda

lėvizjes,

Ēdo moment nė njė vend tjetėr,

Ēdo vend nė njė gjendje tjetėr,

Nė ēdo kohė nė ēdo vend, nė kėrkimin e shijes, rreth

domosdoshmėrisė,

prej lindjes deri nė vdekje.

Edhe jeta rrotullohet,

Mu nė mes njė diell,

- domosdoshmėri -

Rreth tij njė i gjallė, tė gjallėt fluturojnė, rrotullohen

Prej tė mosqenurit, kah mosqenia,

(Njė Qabe rreth saj, ithtarėt nė rrotullim!

Prej Gurit tė zi drejt Gurit tė zi).

k
k k

 

 

 

Njė paska, njė s'paska,

Pėrveē All-llahut

Asgjė nuk paska

Askush nuk paska,

Dynjaja u krijua,

Thėrrmijat, universet, gjallesat...

tokat, qiejt, yjet, diejt, lindjet, perėndimet,

Bimėt, shtazėt, konkretet, abstraktet,

Ēdonjėri nė lėvizje, nė orvatje,

brenda njė sistemi pasiv

nė njė ndryshim tė vazhduar,

Jeta me vdekjen kishte mbaruar, vdekja pjellė e jetės,

Dita me natėn kishte mbaruar, nata pjellė e ditės,

Ēdo gjė nė lėvizje ēdo gjė nė rrotullim:

Mu nė mes njė diell,

Rreth tij, njė yll, yjet, nė rrotullim,

(mu nė mes njė Qabe, rreth saj ithtarėt, nė rrotullim,

Prej Gurit tė zi drejt Gurit tė zi).

k
k k

 

Njė paska

Njė s'paska

- Pėrveē All-llahut

Asgjė nuk paska,

Askush nuk paska,

Krijimtaria mori fund, universi u bė,

tokat e qiejt, yjet e diejt, lindjet e perėndimet,

Gjallesat e trupat e vdekur, bimėt e shtazėt,

Thėrrmijat e universet,

Ēdo gjė brenda njė sistemi pasiv, gjithnjė nė ndryshim

e sipėr, nė lėvizje tė pėrgjithshme.

nė lėvizje tė pafund, gjithnjė nė kėrkim, nė kėrkim tė

njė gjėje,

rreth e rrotull njė gjėje rrotullohen:

Mu nė mes njė diell,

Rreth tij, njė yll, yjet nė rrotullim,

(Mu nė mes njė Qabe, rreth saj ithtarėt nė rrotullim,

Prej Gurit tė zi drejt Gurit tė zi).

 

 

Pse vallė tė gjitha qeniet nė univers kanė formėn e rrethit.

Toka, ylli, dielli,

Elektroni, protoni,

Ēdo molekulė, ēdo, atom,

Ēdo njė thėrrmijė:

- Gurthemeli i kėtij universi,

Njė univers:

- Njė qytet, njė fshat prej atdheut tė pafund tė qenėsisė -

A thua pse vallė tė gjitha lėvizjet nė univers janė nė

rreth?

Toka, ylli, dielli,

Elektroni, protoni,

Ēdo molekulė, ēdo atom,

Ēdo njė thėrrmijė:

Gurthemeli i kėtij universi,

Njė univers:

- Njė qytet, njė fshat, prej atdheut tė pafund tė qenėsisė -

Ēdo njė gjallesė:

Qoftė bimė apo shtazė,

ėshtė nė rrotullim e sipėr,

tė gjitha qeniet nė univers janė nė rrotullim e sipėr:

Uji, dheu,

nata, dita,

mėngjesi, mbrėmja,

Ēdo sekondė, ēdo minutė, ēdo orė,

ēdo javė, ēdo muaj, ēdo stinė,:

Pranvera, vera,

Vjeshta, dimri,

Ēdo vit.

k
k k

Njė paska

Njė s'paska

Pėrveē All-llahut, asgjė nuk paska,

Askush nuk paska,

Tokat paskan qenė,

Qiejt paskan qenė,

Yjet, diejt,

Lindjet, Perėndimet,

Gjithėsia e Universit pa kėnd e fund,

Nė kėtė mjedis,

Mu nė mes njė diell,

Rreth tij njė yll, yjet nė fluturim, rrotullim:

Njė "univers" nė pėrgjithėsi,

Nė atė mjedis edhe njė univers tjetėr,

edhe njė tjetėr,

Dy, tri, dhjetė copa, njėqind copa, njė mijė copa,

njė milion, njė miliard...

Sa miliardė, miliardė, askush nuk e di se ėshtė miliard!

k
k k

 

 

Mbi njė gjeth shkruaje numrin "Njė",

Sa tė kesh fuqi, para njė-shit ven zero,

Kur tė kryhet njėra anė kalo nė anėn tjetėr,

Kur tė kryhet gjethi blej njė gjeth tjetėr,

Kur tė soset ngjyra e pemės, mbushe me ngjyrė,

Kur tė kryhet ngjyra blej tjetėr ngjyrė,

Kur tė tė lodhet dora,

Lute shokun qė t'i shkruajė zerot,

Kur tė lodhet dora e tij, vazhdo pėrsėri ti,

Kur ti do tė hash bukė, zerot le t'i shkruajė ai,

Kur ti do t'i shkruash zerot, ai le tė hajė bukė,

Gjatė natės flini me radhė,

Ti shkruaj zerot, ai le tė flejė,

Kur tė zgjohet, ti flej, ai le t'i shkruajė zerot,

Kur tė plakeni, thuajuni djemve tuaj qė tė vazhdojnė

kėtė punė,

Nga fundi i jetės,

Kur tepėr do tė plakeni,

Njė moment largoni dorėn prej kėsaj pune:

Ditėn e parė ishit vetėm dy fėmijė,

Dinit tė shkruani vetėm zero,

Kurse tash jeni dy pleq tė shtrirė,

Mundeni vetėm tė numėroni zerot,

Pėrsėri fėmijė jeni bėrė,

Jeni bėrė si nė ditėn e parė,

Nė ato ditė tė rriturit ndjenin dhembje e dashuri

ndaj juve,

Ju mbronin, aty-kėtu talleshin me juve,

Tash tė vegjėl,

pasi jeni edhe mė fėmijė se atėherė,

Pasi tash jeni fėmijė nė vite,

Fėmijė me mjekėr e mustaqe,

Keni marrė rrugė tetėdhjetė vjet, nėntėdhjetė vjet,

njėqind vjet, keni punuar,

Vitet e jetės, vitet, prej viteve i keni kaluar,

Mė nė fund pėrsėri jeni kthyer nė fillim,

Pėrsėri jeni bėrė fėmijė,

Dhe ishit ushqim, u bėtė,

Njė kafshatė nė gojėn e babės,

Njė kafshatė nė gojėn e nėnės,

Njė thėrrmijė nė zemrėn e nėnės,

Njė thėrrmijė nė belin e babės...

Nėna e baba u martuan,

Ajo thėrrmijė e kjo thėrrmijė u bashkuan,

Ai "njė" u bėre "Ti",

Nė barkun e nėnės,

Si njė vezė nė barkun e pulės,

Me nxehtėsinė e trupit tė nėnės, me gjakun e saj,

Ti gjete jeten, ti u rrite,

Si njė vezė pėrfund pendlave tė pulės,

Nėntė muaj kaluan, nėntė ditė kaluan, nėntė orė kaluan,

Nėnės i filluan dhembjet:

"Vezėn e theve",

"Menjėherė u hodhe jashtė",

Hyre nė brendėsinė e djepit,

sytė s'tė shihnin,

veshėt s'tė dėgjonin,

kėmbėt s'tė ecnin,

duart s'tė mbanin,

Truri s'tė punonte,

Asgjė nuk kuptoje,

Askend nuk e njihje,

Ishe i hedhur nė brendėsinė e djepit,

Dije vetėm tri folje:

1. - Tė thithėsh gjirin, 2. - tė bėsh nevojėn nė vete,
3. Tė qash!

Njėqind vjet kaluan,

Sytė s'tė shohin, veshėt s'tė dėgjojnė, kėmbėt

s'tė ecin, duart s'tė mbajnė, truri mė s'tė punon,

Asgjė nuk kupton, askend nuk e njeh,

Ke ra nė shtrat,

Di vetėm tri folje:

1. - .., 2. - ..., 3. - ...,

Pastaj vdes,

Tė hedhin nė barkun e tokės,

edhe njė herė bėhesh dhe,

prej teje nuk mbetet asgjė,

"Ti" mbetesh,

biri i njeriut kthehet:

Si toka, si lavra, si pranvera, si ēdo gjallesė,:

Ujit, trėndafili, toka, ylli, dielli, universet,

galaktika, tė qenurit.

Asgjė ishe, dhe ishe u ktheve, asgjė u bėre,

dhe u bėre,

Prej teje mbeti vetėm njė gjė:

Mbetėn vetėm veprat e bėra,

Mbetet ēdo vepėr qė ke bėrė,

... Nėse bėn njė vepėr mbetesh gjallė,

k
k k

Tash ulu, o fėmijė nė moshė,

Sa u bė numri i universeve, yjeve?

Para "Njė-shit" njė milion zero apo?

Njė milion zero? Ose njė miliard? Ose njė kilometėr?

Ose njėqind kilometra?

Ose njėqind fersahė (12000 hapa)?

Tė gjitha gjallesat shumėzoi me tė gjitha gjallesat,

Tė gjitha rezultatet shumėzoi me tė gjitha rezultatet,

shumėzo e shumėzo.

Nėse kryhet njėra anė kalo nė anėn tjetėr,

Nėse kryhet gjethi blej njė tjetėr,

Kur tė soset ngjyra...

Kur tė lodhet dora...

Gjumi..., haja..., shoku..., vazhdo..., fėmijėt...,

Numri i yjeve, universeve, gjallesave, nė ekzistencė sa u bė?

"njė",

Para njė-shit zerot,

Njė mijė zero?

Njė milion zero? Njė miliard?

Njėqind kilometra? Njėqind fersahė?

Deri ku mbėrrini rendi i zerove para Njė-shit?

Pėrtej qytetit?

Pėrtej atij malit?

Pėrtej detit?

Deri nė shkretėtirė?

Deri nė horizont?

Pėrtej Tokės?

Deri nė fund tė botės?

Jo, jo deri nė pafund, nė ēdo vend,

Sa mund tė numėrosh,

deri nė zerot qė kisha mundėsi t'i vesh para njė-shit,

k
k k

Numri i bimėve,

Shpezėve, zvarranikėve, barngrėnėsve,

njerėzve, meleqve,

tokave, qiejve,

yjeve, diejve, universeve,

konkreteve, abstrakteve,

tė poshtėrve, tė ndershmėve,

tė shėmtuarve, tė bukurve,

numri i sė mirės dhe sė keqes

ēdo gjė qė ekziston

ēdo gjė qė ėshtė brenda kėtij rruzulli tokėsor,

ēdo gjė qė ka emrin qenie,

i tėrė universi, tė gjitha qeniet, e gjithė ėshtė kjo,

Domethėnia e dynjasė ėshtė kjo,

Qoftė e hapur, qoftė e fshehtė,

Numri i tė gjitha qenieve brenda universit,

Qoftė nė tokė, qoftė nė qiell

Qoftė i vdekur, qoftė bimė,

Numri i shtazėve, njerėzve,

numri i yjeve, diejve, universeve,

Numri i tėrė ekzistencės ėshtė ky:

"Njė"

Para tij

zero

tė panumėrta,

k
k k

Shiko:

Vetėm "njė-shi" ėshtė numėr

Shiko:

Vetėm "Njė numėr" ėshtė.

Ēdo qenie pėrveē "Njė-shit",

- qoftė dhjetė, qoftė njėqind, njė mijė, milion, miliard, panumėr qoftė-

Numėr nuk ka, asgjė s'ka,

Tė qenurit vetėm tė mos qenur,

tė mosqenurit vetėm tė qenur,

"Zerot"! Kjo do tė thotė: "Tė zbrazėta" janė, "Zero" janė,

"Asgjė" janė,

"Tė zbrazėt" janė,

"Tė pakuptimta" janė,

Bile edhe "Njė" numėr i zbrazėt e i thatė nuk janė.

"Nuk" janė!

 

 

Vetėm "Njė" numėr ėshtė prandaj

Vetėm "Njė numėr" ėshtė prandaj,

Vetėm nėse kjo "zero" kalon para "Njė-shit"???!

Zerot kur tė kalojnė para njė-shit,

"Njė-shin" e bėjnė qindra, miliona, miliarda,

Kurse qindrat, milionat, miliardat,

Vetėm "Njė" janė,

Qindrat "Njė", milionat "Njė", miliardat "Njė"...

Vetėm "Njė" numėr ėshtė prandaj,

Dy, tre, katėr, pesė, gjashtė, shtatė, tetė, nėntė,

Domethėnė:

Dy njėsha, tre njėsha, katėr njėshta, pesė njėsha, gjashtė

njėsha, shtatė njėsha, tetė njėsha, nėntė njėsha,

njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, trembėdhjetė, katėrmbėdhjetė,

pesėmbėdhjetė, gjashtėmbėdhjetė, shtatėmbėdhjetė,

tetėmbėdhjetė, nėntėmbėdhjetė, njėzet,

Tridhjetė, katėrdhjetė, pesėdhjetė, gjashtėdhjetė,

shtatėdhjetė, tetėdhjetė, nėntėdhjetė, njėqind...,

Dyqind, treqind, katėrqind, pesėqind, gjashtėqind,

shtatėqind, tetėqind, nėntėqind,

Njė mijė, milion, trilionė, katėrlionė... tė gjitha.

Vetėm

"Njė" ėshtė, tjetra qė mbetet ėshtė zero!

k
k k

Nė matematikė:

Vetėm "Njė" ėshtė numėr,

Ēdo gjė qė mbetet,

ėshtė zero.

Tė gjitha janė zero,

Asgjė janė,

Zbrazėt janė,

Nė tėrėsi janė zbrazėt,

Zero-ja ėshtė njė rreth i zbrazėt,

rrotullohet,

Fundi takohet me fillimin...,

Asgjė!

Kėshtu pra!

Vetėm,

Njė ėshtė, e para tij "Zero tė panumėrta"

Zero-ja: Zbrazėt, nė tėrėsi zbrazėt asgjė!

Kur tė dėshiroj tė mbetet vetė,

Vetėm me zero kur tė dėshiroj tė mbetet,

Shpėton prej zbrazėtisė, prej vetmisė

Bėhet bashkė me Njė-shin!

k
k k

Ti fėmijė i vogėl,

Fėmijė nėntė a dhjetėvjeēar!

Asgjė ishe, dhe u bėre, ushqim u bėre,

Pas tetėdhjetė, nėntėdhjetė viteve, njė fėmijė

nė moshė do tė bėhesh,

Asgjė do tė bėhesh, dhe do tė bėhesh,

Rrotullohesh,

Nė rreth,

Pa fortifikatė, pa domethėnie, i zbrazėt:

Prej fundit pėrsėri kthehesh nė fillim,

Si zero-ja,

Kur tė jetosh pėr veten,

Kur tė dėshirosh tė jesh vetėm pėr "veten",

Kur tė dėshirosh tė jesh vetėm me zeron

Si njė vijė e lakuar e jetės,

rrotullohet rreth teje

Si zero,

pėrsėri prej fundit kthehesh nė krye!

Mbetesh, qelbesh,

Si liqen, si basen,

Mbyllesh, si rreth,

Si "zero"!

Kurse nėse kalon para "Njė-shit"?!...

Nėse dėshiron tė bėhesh vetėm pėr "Njė-shin",

Shpėton prej zbrazėtisė, prej vetmisė,

Bėhesh bashkė me "njė-shin"?!...

Duhet tė jetosh pėr tė tjerėt,

Jeta, zhvillohet si njė vijė horizontale,

Si rrugė,

si lumė,

Duke u larguar prej "vetes",

Prej fundit, drejtohesh drejt ndėrtimtarisė si rrugė,

Prej fundit, derdhesh nė det si lumė,

Kurse nėse para "Njė-shit" kalon,

Vetėm pėr "Njė-shin",

Duhet tė vdesėsh pėr tė tjerėt,

Jeta tė ngrihet si njė vijė vertikale,

Si valė

Si tufan

Si njė maje e lartė krenare,

brenda majeve,

I lirė si druri i lisit

i drejtuar drejt diellit,

Nė mesin e algave i ngritur drejt qiellit,

 

 

Si njė "person i lartė", "njė dėshmor", "njė imam",

"Mburojė", nė mesin e ujqėve tė egėr, nė mesin e

dhelprave, nė mesin e minjve, nė mesin e mizave,

Ngriesh, e mbetesh,

Nė mesin e zerove

Si "Njė"

Po

Vetėm "Njė" ėshtė numėr,

Vetėm "Njė numėr" ėshtė,

Numri i yjeve, universeve,

tokave, qiejve,

Numri i tė gjitha qenieve nė univers

"Njė",

- para tij zero tė panumėrta -

"Njė" ka

"Njė" nuk ka,

Pėrveē All-llahut

Asgjė nuk ka,

Askush nuk ka.

 

libraria